Poezi nga Iliaz BOBAJ

Poezi nga Iliaz  BOBAJ

FIJA E FLOKUT

Mbi sup më rri një floku yt,
e mbaj si peng dhe si dhuratë,
si tel violine i keputur,
pas një simfonie të zjarrtë.


Para pak çastesh, në floknajë,
e krihte era, derisa,
me hapa që zgjonin vështrimin,
më erdhe pranë dhe floku ra.


E imja dorë, pa pik kujdes,
ndërsa harkoi lehtas mbi ty,
ah, e këputi mos më keq,
për dashurinë e bëri fli.


Shformuar si çdo gjë e hedhur,
dhe pse i vdekur, ai shndrit,
aq sa të lehtë e ndjej në krahë,
po aq të rëndë e ndjej në shpirt.


Ashtu si perënditë e lashta,
nuk dinin kur iu bënin fli,
ti thith qetësinë e pastakimit
dhe natyrisht s’ke si e di.

 

YLLI I FSHEHUR

Në këtë kohëz të arnuar,
me një shami reje mbi diell,
ditën ma shuan jotja natë,
përditë humbas një copëz qiell.


Dhe jeta ime jeton jetën,
me sy të mekur si qirinj,
me humbje hapësira qiejsh,
me ishuj qiejsh sterë të zinj.


Po prapë s’mendoj kurrë për të ikur,
paçka se dritën ti ma terr
dhe copëza qiejsh m’i fik dhimbshëm
dhe ferri yt bëhet më ferr.


S’jam aq pamend ta braktis natën,
që më zezon në sytë e tu,
të bredh lulnajës së parajsës,
shkujdesshëm, dehur, kuturu.


Se te ky ferr që më nxin jetën,
e kam diçka, s’e lë dot pas:
diku mes tij, një yll i ndezur,
më ndrin, më ndez si në parajsë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s