Kalendari poetik: José Emilio Pacheco (1939-2014) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

José Emilio Pacheco

Kalendari poetik: José Emilio Pacheco (1939-2014)

Sot, më 30 qershor, do të mbushte 80 José Emilio Pacheco Berny, poet, shkrimtar dhe përkthyes meksikan. Në vitin 2003 pati fituar çmimin Octavio Paz dhe një vit më pas çmimin Pablo Neruda, kurse në vitin 2009 çmimin Cervantes. Një nga poetët më të dashur në Meksikë. Ja një poezi e tij:

KRITIKË E POEZISË 

Këtu bie i njëjti shi, si mbi shkurret e paprera.
Kripa, deti, zhbëhen…
Më pas shkruajnë: “Po fshijmë të kaluarën”.:
Deti i zgavërt, shtegtimet e tij,
huqet e rrënjosura,
boll kanë shërbyer për të shkruar mijra poezi.

(Bushtra me plagë të mahisura, poezi të zgjebosura,
gajasje të ndryshme sipas neurozave,
çmimi që disa paguajnë
kur s’dinë si jetohet.
E ëmbla, e përjetshmja, vezulluesja poezi).

Ndoshta s’është ende çasti.

Koha jonë
na lejon me vete të flasim.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s