MËMËDHÈ… / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

MËMËDHÈ…

Paske dalë në semafor të turpit.
Mos m’u mburr me pemë, lumej,
male, me fruta gjithëstinëshe, 
as me papiruset e të parëve…

Mëmëdhe, ta paskan hashashur trupin.
Ta paskan bërë KUJTESËN-Harresë…
Mos u mburr më me Fishtën, Asdrenin, Naimin,
as me Skenderbe e nënë Terezë…

Mëmëdhe,
të gjitha lulet që gjyshja dhe nëna
përjetësisht mbollën në dhèun tënd-
në gjithë globin prej toke
më të bukura i gjen…
Madje, gjitonia ime kineze,
(që kuptohemi aq mirë me hereoglife),
dorëzonjën e bahçes sime
në një vazo balteje ka mbjellë…
Çdo mëngjes më fton t’i marr erë…

Se Farën e natyrës
Zoti
e shpërndau gjithë Tokës,
Mëmëdhè.
Ty, të la detyrë,
nga Vetja jote,
t’na japësh frymë ne…

Më fal, një sekondë…
Mjekët, sapo na lajmëruan
ne familiarëve,
se të paska dalë
FRYMA…
dhe duhet të lutemi
si para një IKONE…
(Paskam folur kot…)

Aq kohë sa do të presim
Krishtin të zbresë në Tokë,
po aq do të duhet
të Ringjallesh Ti, Mëmedhè,
i pa frymë,
nga mëkatet e të gjithëve ne…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s