Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

ATY KU LULËZON, DHE GURI…

N’malësi
Shtati, dua të më soset, si jeta edhe nuri
N’lumni
T’pi dashni, Syzënë, aty ku lulëzon dhe guri

T’i shoh, majat e maleve, ku e lash fëmijërinë
Nëpër kroje e mriza, lugje e shkëmbinj e ahishte
Ta takoj, motin e kohës, ku e trazova dashninë
Nën Gurin e Shqipes, afër gjolit – tek një lulishte

N’malësi
Le të më shkrihet edhe emri, le të vdes
N’lumni
T’pi dashni, Syzënë, si ditën kur më dhe bes’

 

U PLAK PRITJA, NËNË…

Pasha tokë e qiell e diell e hënë
Sytë të mbeten tek dera e oborrit, ikje ndër breza
U plakën nuset u plak pritja nënë
Rrudha e thinja e shtat, t’i pinë retë e hije kobzeza

Lotët ndër mote, ta pikturojnë, fatin e ngushllimit
Shamia lidhur për koke, t’i trazon kujtimet lehoni
Ndër djepa, motet të përkunden, me za trishtimit
Sofra të rri e shtruar, me ngjyrat e harrimit nën hi

Pasha tokë e qiell e diell e hënë
Hije e zhurma, të zgjojnë nga gjumi, toka dridhet
U plakën nuset u plak pritja nënë
Tek dera e oborrit, ku kujtesa nënë, kokës t’lidhet.

 

BËBËLOK, PSE MË THE, PSE…

Bëbëlok, pse më the, pse
Biri im, ti nuk e din – çka është e si duket liria
Buka si gatuhet, n’këtë dhe
Bora pse rri gjatë mbi Sharr – sa është Shipnia

Ditën e parafundit, kur të tjerët, festonin – lirinë
N’Tetovën e lodhur, nga uniformat – bojë jeshile
Kur t’kuqët me flamuj trishtimi – dogjën malësinë
Me pushkët e hijeve të gjata – me shikime katile

Bëbëlok, pse më the, pse
Ah! Bir, ty të mbeti hise – krisma e fundit për liri
Borxh ja ke, truallit Atdhe
Ku buka gatuhet, me lot dhe gjak – për një Shipni!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s