Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Mbetemi dy stinë

Në bregun e detit
dergjen orët e jetës sime
në çaste vetmie
veç yjet i përqafova
si një shtatore ngujuar
strukur në ëndrat e harruara
shoh sytë e tu që flakin çdo gjë
si një hir i parakoshëm”adoleshenteje”
ditën je mendimi im,natën-ëndërra ime
më e bukur se në përallë,
bëhesh zjarr që djeg dashurinë
mbetemi dy stinë këndej e matanë detit.

 

Mjellma e liqenit

Kur ajrin e mbushur me aromë pranvere
diku larg është strukur Dashuria e jetës ,
në një ëndërr me disa ngjyra, tej detit blu 
fshehur rri mes faqesh kopertinash.

Sonte këtë natë mendimet
larg më çon mes thellësive të tua të kaltërta
sytë e mi, të mos kenë terr,
në praninë e yjeve, me dëshirat e heshtura
hyr brënda ëndrrës time
me puthje të zjarrta,çmënde vetminë time ..

Ndaj mora kaltërsinë e syve të tu,
qerpikët të lagura në bukurinë e fytyrës,
zemra më bredh në brendësinë e shpirtit
aty ku qetësinë e thyen një puthje”…”
të ushqej me shpresën e shkëlqimit të dritës
si rob i fatit ta mbjell si rubinë yjesh
ta ndërtoj kopshtin e dashurisë
me aromë parfumi tënd
mes buzësh të rris me puthje të ujis.

Tej detit blu mes ndjenjash heshtur
duke marë me vete edhe zemrën time
me vjen çdo natë në ëndrrat e mia
gjumin ma bën jetë.
sytë e tu dritë më flasin me shikime
në thellësinë e zemrës time
dy zemra të bashkuar qëndrojmë
pranë pranë të dashuruar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s