Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj

 

Më beso!

Univers!
O krijesë mendore – Të dua!
Përcillma atë energji që gjykon se duhet përcjellë!
Ruaje atë energji që beson se duhet ruajtur!
Më ndiej!
Pakëz dritë nga drita jote
e parë mes një syri të vetëm…
Ma derdh!
Pakëz mendim si hojez e vecuar mjalti
ma vendos mbi ballë!
Ta bëra shërbimin…
Atë drithërimë si shpirt e si frymë
e vendosa mbi ballë si piercing…
Keshtu u thonë dekoracioneve të mishit
e cka lind prej mishit është mish
Më beso e shkriu në mua!
e të shohim se cka do të lindë.
Këtu pak besohet në krijesën mendore
të cekëta janë ujërat
ndonëse brenda teje gjallojnë të gjithë
duke zhvilluar hundët…
Më merr!
Më ngjit!
Më shih!
Kur e bardhë është nata e i thellë agimi
kjo botë e mbytur në kaos e pezm
ka vetëm hundë me flegra përbindëshi.
O krijesë natyrore – mendim je!
dalë nga dritoret e mendjes
zgjerohesh e zgjerohesh sa syri nuk të nxë
e në një pikëz loti përmblidhesh.
Të dua aq sa dashuria tronditet
se kurrë s’u dashurua
përtej vetes e përtej ekzistencës
që ti u shfaqe në mua!

 

Drejt zgjimit

E keni vënë re sa të marra janë ditët?!
Regjioni i dukshëm që e shoh si dritë
ma ka burgosur syrin…
‘’’dhe fustani i fundit me stil dopiopetë
më kopsit ndjesitë lineare
në një rreth ciklik me ditë e me netë.
Gjatë ditëve balli më është si kuti postare
ndërsa drita më ngacmon ndjesinë e vizionit
e unë afërmendsh besoj se drita bëhet e dukshme
ndërkoh’ që më mbyten qelizat ujore.
Por mos ma vini re!
Është prag – gjumi që më lë pa gjumë
kur e gjithë bota thonë se po fle.
Drejt perëndimit ka shkuar drita
si shenjë lajmëruese për castin e zgjimit
se përnjimend besoj se ka dy lloj zgjimesh
njëri kur sytë hapen e tjetri kur sytë mbyllen
Ndjesi e lindur prej dritës – dritë je!!!
por ditës ma lodh syrin
e ballin ma bën si toka pranë detit
të thatë e pa lagështirën…
Ma bën si rruzore
e mbi të më kot bie drita
edhe mbi buzë si në gjumin e thellë
më flejnë ato tingëllima!
Si dhuratë e patregueshme
që presin castin e zgjimit…
Oh, sa e ngushtë qenka drita
që më falet e më shfaqet për syrin!
Por mos ma vini re
këtë gjendje trazimi nga pagjumësia
Drita po kërkon si Diogjeni njeriun
se kërkon të derdhet tek fryma!
Ndaj pres atë cast madhështor
kur syri mbyllet e syri hapet
sic hapen portat për ëngjëjt
me frymën e dritës së pastër!
E bota thonë se po fle
po fle…perëndimit të syrit
në castin kur drita krejt impulsive
shpërthen nën qepallën e mbyllur…
E plotë sic është drita që lind prej frymës
transparente si kristal i bardhë
e do doja të më ndodhte më shpesh
pa le të më quanin të marrë!

 

Qepallat për syrin e tretë

Përtej ose më pas kur sytë m’u verbuan
syrin e pazakontë e gjej me një lupë
m’u duk se rrufeja u shkarkua tek balli
e se di akoma c’u bë me dy sytë.
Se përnjimend e përnjimend m’u duk
se kuzhinës së shtrigave u vara kryeposhtë
e kur balli m’u vesh me jehonën e nxirë
syri m’u tkurr, m’u vesh e m’u mblodh.
Kaq ngatërruar – kaq robëruar
njëjtë sikur sytë rrëzohen përtokë
ndonëse shkarkesa më bie në ballin
për dreq – jo balli – por syri m’u drodh!
Thjerrëza klasike e kërkimit të syrit
nuk mund të koritet e humb
më shfaqet si sy polifemi
syri që gjeta me lupë…
-Pse endem përtej në mjerimin e lum’?!
-Pse shihem më pas në ujëvarën e rrallë ?!
– Pse drita këtu u fsheh e u rrudh
sa syri i tretë më doli në ballë ?!
E nis të ftohet – të gllabërohet
e vuan pa fund e pa anë
E drita u bë më e fshehtë!!!
E balli u bë më i bardhë!!!
E përnjimend e përnjimend m’u duk
se sytë humbojnë në shkarkesën e beftë
pastaj drithëruar coj dorën në ballë
ta bëj qepalla për syrin e tretë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s