Kalendari poetik: Herman Hesse (1877-1962) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Herman Hesse

Kalendari poetik: Herman Hesse (1877-1962)

2 korriku është dita lindjes së shkrimtarit, poetit dhe piktorit gjerman, fitues i çmimit Nobel në vitin 1946. Librat e tij janë përkthyer në mbi 60 gjuhë. Kundërshtar i nazizmit dhe më pas i komunizmit. Meqë ministri hitlerian i propagandës Joseph Goebbels i çmonte shkrimet e tij, pati prej atyre që e sulmuan si filonazist; meqë u deklarua kundër makartizmit e quajtën komunist. Asgjë e vërtetë në këto akuza; ai qe i madhi Herman Hesse; burrë i vërtetë dhe poet i shquar. Po jap një përkthim nga ç’kam në arkivin tim në 142 vjetorin e lindjes së njeriut dhe artistit Herman Hesse: është një poezi për nënën, që e çmojmë më tepër kur s’e kemi më:

MËRZIA 

Ika nga ti, pas miqve u hodha, pas verës,
se më shtinin frikë sytë e tu të errët,
me dashuri u mora, dëgjoja muzikë
dhe ty të harrova, unë biri yt besnik.

Ti pas kudo më ndoqe, në heshtje, me durim.
Më ishe në verën, që pija me dëshpërim,
ishe në afshin e netëve të dashurisë,
më ishe në ckërmitjet, që bëja prej mërzisë.

Tani që më fërkon gjymtyrët e cfilitur
dhe në prehrin tënd kokën time ke pritur,
tani që nga udhëtimet u ktheva moj nënë,
shoh, ky mundim, rrugë drejt teje paska qënë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s