Kalendari poetik: Amélie Nothomb 9 korrik 1966 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Amélie Nothomb

Kalendari poetik: Amélie Nothomb 9 korrik 1966

U lind 53 vite më parë shkrimtarja belge Fabienne Claire Nothomb, e njohur thjesht si Amélie Nothomb. Si bija e një diplomati belg, fëmininë e kaloi në Japoni dhe më pas në Kinë. Vitet e rinisë së parë i takoi t’i kalonte në Nju Jork, ku qëndruan pak kohë për tu çvendosur në Bangladesh. Kjo përvojë e pasur jetësore e shndërroi në shkrimtare të suksesshme: romanet e saj janë shitur në mbi 18 milion kopje në botë. Ja një poezi nga shkrimtarja e njohur belge:

ARRATISJA

Thonë se nuk qenka fisnike arratisja.
Pse dreqin, është kaq shumë qef…
Arratisja jep ndjesinë më të madhe të lirisë që mund të ndjesh.
Më i lirë je kur arratisesh, se sa kur s’ke nga çka t’ia mbathësh.
Arratiaku të dalldisur i ka muskujt e këmbëve, lëkura i fërgëllon,
flegrat i regëtijnë, sytë i bën katër.

Ideja e lirisë është një argument bajat, sapo përmendet filloj gogësij.
Përvoja e prekshme e lirisë është krejt tjetër gjë. Është e nevojshme
të kesh diçka prej së cilës t’ia mbathësh e kështu brenda vetes
këtë ndjesi të mrekullueshme ta ushtrosh.

Për më tepër, diçka prej së cilës duhet t’ia mbathësh gjendet gjithmonë,
në mos, qoftë edhe nga vetvetja.
Lajm i mirë është se edhe prej vetevetes mund të arratisesh. Është amullia, ai burg i vogël që kudo gjen vend.

Mblidh rraqet dhe mbathja: Uni shpesh është aq i shastisur sa që harron
se rojtar burgu është ai vetë.
Mund t’i rrëshkasësh, ashtu siç u lëmë hijen atyre që na ndjekin.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s