Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
këmbanë çasti
 
nuk di kur vdes qyteti,
kur ringjallemi ne,
as kur vdesin orët;
di që akrepat murmurisin
në meshat e tyre.
 
 
 
Në sakurat tona
 
…ti më ke rrëmbyer
në detet e natës,
ku prisja të mbytesha
çdo herë duke fikur hënën.
Dhe pastaj ti bëhesh mjegull mbi qytet
pastaj diell përvëlues.
Pirati im
që prish dhe ndërton anije,
kur të mërziten spirancat
në sakurat tona…
 
 
 
Kështu dal prej natës
 
Po pres të zbardhi dita
të klithi shpendi i parë
Nata ngjan e gjatë
si një labirint faraonik,
ku balsamos
ëndrrat e lashta
në koridore gdhend hireoglife
me shkronjat e tua.
Kështu dal prej natës…!
 
 
 
Hije mbi hije bie nata
 
ndër silueta njerëzish
mendimi vrapon hapësirash
në trokitjet e një muzike
të lindur galaksish.
Hije mbi hije bie nata
në A-maxhor…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s