Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Profund
 
Natyra përreth
profund i thyer qelqit të xhamtë
fle poshtë zbehtesisë hënë
trajtave të saj
e fsheh siluetat e përgjumura njerëzore.
 
Fsheh dhe hijen time
endur përmes një ëndrre
kapur pas një imazhi
harruar pas gjurmës së brishtë
takave shkujdesje,
trotuarit të blirtë
që rënkon heshtjen e qytetit.
 
Engjëjt dehen këngëve në re.
 
 
 
Kur je…!
 
Kur je e dashuruar
sytë pas mos i kthe
bëhu ngjyrë qielli
pehash i të kaltrës së saj
vështrim i një tjetër dielli
zgjim i një pranvere të re
me lule të bardha
dhe aroma shpërndrë gjer në re.
 
Nuk ka rëndësi si perëndon dita
e mbrëmja vjen me avujt e saj
në gjurmë buzësh mbetur në xham,
në një zjarr që ndizet në shpirt
pasion i derdhur gjer në yje
shkrepur e djegur flakërimë.
 
Kur je e dashuruar buzëqesh
ndihu si di ti shkëlqimit jetë
fluturo pyjeve ku gjallojnë mështenkat
atje ku këndojnë laureshat
lëndinës ku flenë drenushat
rrëmbe pikën e fundit të dëshirës
dhe shkrihu e tëra si vesa në diell.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s