Poezi nga Xheladin A. Çitaku

Poezi nga Xheladin A. Çitaku

 

CIRK MUMJESH

Cirqe sajojnë ca shpirtëra babëzi
këndojnë si kaposhët mjeranë
dalë qymezesh, me paburrëri
shesin mendët që nuk i kanë.

Shpresën skërmoçur, bërë fërtele
mendjet e ciflosura tek gjykojnë
turmën e stërkequr, të bërë dele
në shtigje të baltosura dërgojnë.

Ndër zëndane prangosën lirinë
gardianë, kollarisur në kapistall
zvarranikë që kanë frikë freskinë
zvarrisin përtokë shpirtin hamall.

Virusët e atavizmit janë bërë imun
ardhur nga errësira, jetën sterrosin
ëndrrës së thurur i kanë vënë drunë
njomësinë e rinisë n`intriga veremosin.

Meitë të pa ndenja godasin qapraz
sepse shpirtin e shitur nuk e do njeri
ndër kopshte lulishtash vjellin maraz
s`durojnë dot aromën veç vrerin e zi…

 

ABSURDE TË CIKLUARA

Uji nuk bëhet dot mullar
as me ambicie përjetësie,
me përulje as hanxhar
nëpër shtigje dyftyrësie.

Monopateve të qesëndisë
klounët marrëzi kanë hedhur,
në trajta absurde të ironisë
zbrazin mllefin e mbledhur.

N`paradokse të zvetënuara
aktorë idealesh të mohimit
lozin në kohëra të rënduara
në ciklet makabre të privimit.

Rrugëve mugëtirash hapërojnë
dhe shalojnë planet e djallëzisë,
doza të dëshprimit dhurojnë
shpresave të venitura t`njerëzisë.

Vathë farisejshë të pangopur
mërishëm në gllabërime sulen
zhvatin edhe rriskun e përlotur
nërpër frone mashtrimesh ulen.

Mendësi e deformuar plagoset
në gjëmba ferrash hipokrizie
në arena hakërrimi marroset
zhytet në instikte vrazhdësie…

 

VETJA NË FOKUS

Vështroj brënda vetes, në thellësinë pus
t`i zë ca dëftime që përshkojnë ndërdijes
që skicojnë mendimin rreshtuar në opus
n`përshtypje vrraguar si pore të vetëdijes.

Vështrimi habitur, ngazëllimesh të pashije
vërshuar në shpirtëra të mbushur me smirë
fuguar rrëmbyeshëm në lumenj mbrapështie
turbullojnë kthjelltësinë në baltosje të nxirë.

Vështrimi në lartësi, shehë vetëm stuhitë
që zbrazen pamshirshëm në butësinë e tokës
në rrebeshe helmësimi vrullsohen marrëzitë
e rrufetë e përbuzjes, përflakur bien kokës.

Vështroj horizontet nga zbardhin agimet
një mugëtirë e stisur, mbuluar ka diellin
rrezet ka fshehur, i përndjekë shkëlqimet
me retë e rënduara, që kanë zënë qiellin.

Vështroj tek njeriu, që për fare s`i ngjanë
tjetërsuar është në vegëltore të shërbimit
në robot pa ndjenja rrotullohet në çdo anë
tek ecën në afekt pa tipare të njerëzimit.

Vështrimi molisur në grada e mashtrime
në medaljone t`radhitura si kokrrat e fikut
nëpër këmbët e botës zvarritur me miklime
e n`konakun e vet tund pallën e kreshnikut…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s