Poezi satirike nga Nehat JAHIU

Poezi satirike nga Nehat JAHIU
 
 
TË QESHËN,TË BËNË NUSE
 
Të qeshën, të bënë nuse
Të dhanë byzylyk gushe
Pa të çuan jashta shtetit
U bëre gaz i miletit
Se harrove moj e shkretë
S,ka në botë si vendi i vet
 
 
 
NJË DEBAT NË PARLAMENT
 
Hyn një rosë në Parlament
Pa zë rosa e bërtet
Zemrohet Kryetari:
– Urgjent rosa
Jasht të dali!
Mirëpo rosa nuk e pyet.
Pa po ndizet një debat
Me pozitë e opoztë:
– Nuk është rosë, mor zoti të vraftë
Nuk është rosë, por është patë!
-Mor po ç, qe ky taksirat ?!
O të dale rosa jashtë
O e vrava me nagant
– Or, po paske qenë tuaf
Nuk është rosë, rosë, mor,
Është patë!
Qysh atherë
Ditë e natë
Parlamenti në debat.
Thonë mileti:
– Kishin fat, a s, kishin fat
Që nga tërë ky milet
Deshëm e i zgjodhëm deputet!
 
 
 
MODA
 
Modën duam, për ta ndjek
Në Evropë të shkojmë pa brekë
Do të nisemi tani menjëherë
Vendin do ta kemi atje përherë.
 
Do të turremi turr e vrapë
Që mos të humbim asnjë hap
Do të vëmë gjithëçka në qafë
Rrugëve do të ecim cullakë.
 
Ashtua ashtu na e lyp “moda”
Kështu po kërkoka Evropa
Sa më parë të çveshemi lakuriq
Qimet të na duken si iriq.
 
 
Urra, urra të gjithë gra e burra
Sa më shpejt të dalim te ura
Nëpër bërlloqe e nëpër gropa
Sa më shpejt se po na pret Evropa.
 
 
 
HALLET E DEPUTETIT
 
Ka edhe deputeti halle
Në fushën elektorale
Ku e ftojnë në takim
Se nuk di i shkreti fare
Në çfarë fushe
Në çfarë male
E ka zonën elektorale?
 
 
 
THONË E Ç’ THONË
 
Thonë:
Gomari fluturoi
Dhe duan që t,i bësoj
Për këtë si kritikoj
Por si ti duroj,
Or ,mik,
Kur më thonë
Se mbi gomar
Isha unë dhe një armik.
 
 
 
KU DEL TYM
 
Ky deputeti burrë me mend
Nuk flet kurrë në Kuvend
Mend e tij
Si hanë as qenë
Vetëm flet në kafene
Se ka vetëm një parim
Ai mban fjalime vet:
“Ku leh qeni del tym”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s