Unë jam Ti! / Prozë poetike nga Jonida Chiado

Prozë poetike nga Jonida Ch!ado
 
 
Unë jam Ti!
 
Mendojeni veten ulur në dhomë të errët që nuk e njihni
dhe jeni ulur aty në pritje të një zëri që ka për ju një pyetje:
Ju jeni në ankth
zëri vjen ëmbël;
Kush je ti?
Ti përgjigjesh me një zë të çuditur duke përshpëritur…, jam unë, jam unë!
Zëri të drejton tjetër pyetje:
Je mirë?
Nuk e di- shpreh momentin !!!!
Zëri të pyet përsëri: Çfarë të mungon në jetën tënde që të mund të jetosh e lumtur??
Ti përgjigjesh në bazë të emocioneve…, ndoshta shëndetin e të dashurve të tu…një fëmijë…, lekë, ….një makinë…, një shtëpi…, një shkollë të mbaruar me sukses. …një punë të sigurtë.
Zëri të thotë : asgjë për veten.?!
Ti luan pak nga karrikja dhe kërkon për të thënë nëse zëri tallet me ty?
A nuk janë të gjitha këto për të mirën time???
Zëri thotë :
Ti ke lindur trup e shpirt bashkë …, u rrite dhe fillove rrugën tënde të jetës.
Dhe kur gjërat fillove ti mendosh si një i rritur, i pavarur, shpirti yt i bukur bie në një nga ato rrugë që ti përshkrove.
Mendja jote ështe kaq e aftë, sa të të ngrejë në piedestal …., të arrijë atë që do.
Kur ngjit majën më të lartë të asaj shkalle, suksesi nga lart shikon për tokë. Poshtë!
Tani ti je lart pa shpirtin tënd .
Unë të bëj një pyetje tjetër
A ke guxim ti zbresësh këto shkallë e të marrësh pjesën më të rëndësishme të qenies tënde, “SHPIRTIN TËND” e të rifillosh ngjitjen denjësisht.????
Ti qan, kalon duart nëpër flokë, përqafohesh me veten dhe ndër lot ngre kokën lart?
Kush je ti?
 
Zëri thotë : Unë jam Ti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s