Vegime foshnjore / Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
Vegime foshnjore
 
Të mjegullta malet e vendit tim,
kur perdja e mbrëmjes ulet, majës…
nga gjysëm hijet del çdo xhind
që hakërrehet tej rrungajës .
 
Në lugjet poshtë ( Rang e Drang !)
Ritmika oshëtin tej mali
trokashkat zhurmat dredhin larg
nga një mulli i vogël fshati.
 
E del për tmerr një xhind i zi,
që tremb çdo udhëtar në hije,
një tjetër shfaqet si lubi,
ku shkundet gjethja në korije .
 
Shtëpite e vogla në oxhakë
nderin një dori të vjetër,
nën ca kandilë; as drite, as flakë,
duket jeton një kohë tjetër.
 
Por agut zbret një rreze drite
dhe çirret hija që pushtoi,
pas mbrëmjes me përralla frike,
habitesh ! Bota prapë jetoi !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s