Dita me emrin tënd / Poezi nga Namik Selmani

Poezi nga Namik Selmani

 

Dita me emrin tënd

Ditës dua t’i jap fytyrën tënde të menduar
Fjalës dua t’i jap parfumin tënd të zemrës
Në ka një shteg ku dua të dal i lumturuar
është ky çast që vjen si buisja e pranverës.

Në ka një gjë që dua ta mund në dyluftim\
është dyshimi yt në fjalën time të sinqertë.
Le të përflaket me shumë ky muzg e agim
kur të dëgjojë vargun tënd si valë në liqen.

Dimrin do ta bëj lulishtore jargavanësh
Kësaj dite shkurti do i jap kuqëlimë qershie
Që ti të thurësh vargje si gjerdanë rruazash
Që të dy të ndajmë copëza lumturie.

Do të pres trimërisht nga malet gurë dhe ortekë
do mbaj vetë me gjoks dhe me duar
që ti të presësh lulërimin e sythimin në degë.
e të besosh se pa ty dita është e trishtuar.

Me paratë e tua mund të prekesh sa e sa mrekulli
Një ditë dhe në hënë mund të bësh një vizitë.
Po dije, mrekullia është dhe tek zemra që regëtin
Dhe tek buza që dridhët kur bëhesh memec tragjik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s