Ditët e Donikës ( Aktivitet letrar 12-13 Korrik 2019 – Prishtinë) / Nga Agron Shele

Ditët e Donikës

 

Të nderuar miq dhe të ftuar

Të nderuar krijues!

E nderuar Hasije!

Para së gjithash më lejoni që në emrin tuaj t’ ju falnderoj për këtë angazhim dhe pjesëmarrje në këtë aktivitet letrar, i cili sjell dëshirën e mirë dhe qëllimin e shenjtë të diskursit letrar, si paratezë e mendimit dhe estetikës fjalë,  në përballje  me kontrastin jetë, si fuqi e shpirtit dhe zemrës për një botë më të mirë dhe plot vërtetësi drite.

Ditët e Donikës, si event kulturor i Galaktika Poetike ATUNIS vijnë përmes asaj shëmbëlltyre(Donikës) që në periudhën më të lavdishme të Skënderbeut bashkoi fiset arbërore (Arianitasit me Kastriotët) dhe nën këtë lajmotiv misioni i artit është që të bashkojë krijuesit shqiptarë nga mbarë trevat, për të unifikuar dhe shprehur gjithë opusin kulturor e shpirtëror, si mishërim i asaj tradite të krijuar dhe përnjohjen sa më të madhe të gjuhës tonë të bekuar nga vetë zotat dhe Letërsisë Shqiptare. Sikurse Donika, që ishte një tjetër përshfaqje në epokën e Skënderbeut dhe arti bëhet pasqyrim i atij rrezatimi interkulturor, që përcjell mesazhet e dashurisë dhe përpjekjes për më shumë dinjitet dhe humanizëm, më shumë dritë në botën e përditshme njerëzore, më shumë gjurmë nga koha që kalojmë dhe e gjithë kjo si deshifrim i asaj të nesërme që duam të ndjekim e ndërtojmë. Vetë arti i të shkruarit lindi si domosdoshmëri ose këngë që u thurej bëmave dhe heronjve të kohës, të cilët të mitizuar nga largësia e viteve u shndërruan në legjenda dhe memorie, por dhe identitet kombëtar, prandaj përfaqësimi i manifestimit tonë letrar me një figurë të tillë ka në fokus që të bashkojë të shkuarën me të sotmen, dhe me vetëdije të thellë të edukojë brezat në vijim për madhështinë  dhe atdhedashurinë e shqiptarit në shekuj . Sigurish përsosja e mendimit dhe rendja drejt artit bashkohor ka sjellë dhe produktuar vizione të reja për artin e shkruar në vijimësi, si produkt i ndërgjegjies që e shikon me kreativitet, larmi, përcjellje emocionesh dhe pasqyrim i atij refleksioni që në mesazhe, figuracion dhe ngjyrim fjalësh ka përsosjen dhe emancipimin e vetë shoqërisë së cilës i përkasim dhe jetojmë. Ajo që na ka bashkuar të gjithëve ne sot, është më shumë se një qëllim e dëshirë  rreth asaj psikologjie e filozofie, si prognozë njerëzore, e cila me larminë e tematikave, formave e zhanreve, prezantimeve në mori të ndryshme Revistash, Antologji Poetike e Faqe Letrare ATUNIS me përfaqësi autorësh nga vendi dhe bota,  të produktojmë pareshtur,  jo vetëm identitet krijues, por dhe vazhdimësinë e përsosjes së artit të shkruar, të cilat me dinjitet i manifestojmë.

Edhe njëherë duke ju falenderuar për këtë event , ju uroj suksese dhe mirë u takofshim në të tjera koferenca letrare e takime poetike.

Agron Shele, shkrimtar, poet

 

 

One thought on “Ditët e Donikës ( Aktivitet letrar 12-13 Korrik 2019 – Prishtinë) / Nga Agron Shele

  1. magnificently written,
    Respect Agron,
    you are a special soul among the writers on the planet
    your heart is full of love, selflessness
    thank you and everything you do for the world of poetry

    reading this text,
    except that I enjoyed in nice and selected words,
    I learned and renewed my knowledge
    “made me” you to explore a little
    thank you very much

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s