Fragment nga romani “Dhiata e re” të autorit Safet Hyseni 

Fragment nga romani “Dhiata e re” të autorit Safet Hyseni 

 

***

E dashur..! Dashuria është burim energjie që ndryshon botën. Ajo lëvizë brendësin tonë, i jep fuqi mendimit, ngjyrë jetës. Depërton në thellësi të shpirtit, përhapet në hapësirën qiellore. Kështu ka ndodhur dhe kështu do ndodh sërish. E përse duhej të më pyesësh për epshin?! Përse? A e dinë që kafshët se kanë ndryshuar botën, as epshi apo forca e tij pa dashuri. Por as nuk e kanë shkatërruar. E epshi… Posa të përfundoj epshi shpirti në thellësi do pështiroset, do dukesh një leckë e pavlerë. Ti mund të sundosh me buzën tënde, me sharmin, me lëvizjet sa do jesh e mbërthyer nga epshi e kur atë ta varësh si leckë diku ku ke dëshirë që të mos shihet, do të kërkosh ndjenjën, e ajo rri strukur në brendësi e lënduar. Do të të mungojë gjuha e syve, fjala, prekja, ledhatimi… Më pas me cilin do fjalosesh kur dashuria kokulur ka mbetur e plagosur si në cung mes malit mbuluar me borë. Do kesh humbur puthjen, pushtetin e dashurisë. Ndjenja ka përmbysur perandor, kujdes e dashur. A e dinë nga buron fuqia e vërtetë e fjalës, e ngjyrës, e të bukurës… Puthja është fillimi i ndryshimit. Epshi është përçmimi i mendimit dhe sharmit. Ta kam thënë disa herë, duhet të mësosh se si t’i përdorësh dhe ku t’i dorëzosh buzët. Ndiqe burimin e ndjenjës. Mos ndoshta është shpirti.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s