Kalendari poetik: Pablo Neruda (1904-1973) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Pablo Neruda

Kalendari poetik: Pablo Neruda (1904-1973)

Më 12 korrik është data e lindjes së Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto, i njohur botërisht me emrin e tij artistik Pablo Neruda, poet dhe diplomat kilian, i quajtur nga Gabriel García Márquez “poeti më i madh i shekullit XX, për të gjitha gjuhët”. Fitues i çmimit Nobel në vitin 1971. i quajtur nga Gabriel García Márquez “poeti më i madh i shekullit XX, për të gjitha gjuhët”. Ja përzgjedhja ime nga ç’kam prej Nerudës:

MASKAT

Mëshirë për këta shekuj e për kë mbijetoi
hareshëm a shpartalluar, çka s’arritëm dot
s’pati njeri faj, as çeliku jo:
e çuam dëm në shkatërrime të kota,
nga kjo gjë s’fituam:
nga plagë të mahisura dhe luftëra vitet vuajnë,
vite duke dhënë shpirt, tani që shpresa
e shishes armike përtokë përpëlitet.
Mrekullisht, dikur, ndonjëherë, me zogjtë
do të flasim sepse askush s’dëgjon:
Kam turp, por turpi është vejan:
e vërteta vdiq, kush e di ku kalbet:
më mirë të gëzojmë ç’ka për të ngjarë:
në këtë vit gëzimesh të mundur nuk ka:
të vendosim të gjithë nga një maskë fitimtarësh.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s