NËPËR ARBËRI / Poezi nga Ligor Shyti

Poezi nga Ligor Shyti

 

NËPËR ARBËRI

E mora mundimin këtë herë
jam invalit, më kuptoni
të dal nga guacka e përditshme 
dhe të shoh vendin tim, si shumë të tjerë.

E nisa nga jugu dhe dola në veri
nga bukuritë e vendit u mrekullova
por në doni të dini më shumë
si miq po ju them
sa herë mbrëmjeve veten mallkova.

Kërkova hotel të shtrenjtë, apo të lirë
mjaft që natën atje ta kaloja
po s’lashë vend, qytet më qytet
një dhomë nuk e gjeta ashtu siç e doja.

Dikush do të thotë se kam pretendime
dhe sëmundja më ka bërë zevzek të heshtur
po unë u betohem në emër të Krishtit
se dhe vetë Ai po të qe, ç’do të kishte hequr.

Të gjithë pronarët më prisnin krahëhapur
për edukatë, kulturë, a për çfarë, s’e di
po kur u thosha se dua të jem i pavarur
përgjigjen që merrja… o zot, vetëm Ti.

Dikush më thoshte veç dy shkallë janë
të tjerë më premtonin si vinç të më ngrenë
disa më ofronin dhoma me vetshërbim
të tjerë me vaska e kishin h…

U luta, u thashë se nuk dua gjë tjetër
mjafton të më gjenin një dhomë të mirë
të kishte kushtet qoftë minimale
mjaft që unë të lëvizja i lirë.

Dhe një herë ju lus të më kuptoni
jetoj mbi karige me rrota
si unë në Shqipëri ka plot të tjerë
si unë ka mijëra bota.

Po ja, dhe për hotel qenkam i dënuar
i rashë vendit kryq e tërthor
dhe një dhomë s’gjeta siç e kam kërkuar.

E di, disa pronarë nuk janë dakort
dhe shumë të tjerë janë hidhëruar
por ju lutem, mos më keqkuptoni
boll i kam të tjera halle aty ku kam jetuar.

Ndaj, ju them sot miqësisht
atyre që janë me hotele, pronarë
ju them dhe atyre që në pushtet janë përkohësisht:
-Hapni sytë më tej në botë, shikoni!
Krijoni, ju lutem, ca kushte edhe për mua
se zoti na krijoi të gjithëve të lëvizim lirisht.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s