Poezi nga Drita Ademi

Poezi nga Drita Ademi
 
 
Ik prej zemrës teme
 
Ik prej zemrës teme
aty nata mos të zë,
aty dita mos të çelë
trandafil herë i bukur, herë i errët
Ky çast
ik prej zemrës teme
gjeje nji tjetër
n’midis t’midisit banu i blertë
mos le andërr n’ shpirtin tem.
Ik pra, ik
nga vjeshta jeme, nga purpuri jem,
ku vesë e dhimbës kthehet n’ humbje
Banu harrim n’ ndjenjat e mija
T’ bardha, t’ egra dyfish.
 
 
 
Për nji roman
 
Më duhet
fytyra e nji vajze, e bardhë,
dita e tregimit tragjik
Më duheh dy faqe kodrinash
netët pa zgjime
Më duhet terrina e pëshpërimave
dhe besa e preme
Më duhet fillimi e fundi
konflikti jem pa fillim e pa fund,
mos me ditë ku del.
Më duhet tymi, malli e këpucat
nji shandan i rremë,
që këndon
Më duheni ju zdeshun në rigat e shiut e të harreses…
Më duhet dhe nji copë Evrope
E nji ” burg” me emnin Ballkan.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s