Poezi nga Fogerta Krypi

Poezi nga Fogerta Krypi

 

***

Mbi shtatë xhuxhat,
një rrufe ligësie preu pemët
Shkuli elefantët në fluturim
Dogji lisharëset
Dhe mbushi dheun me gur gri.

Vetëm pesë metra më tutje
Ku sirenat notonin në ajër
Dhe kangurët kërcenin drejt reve
Rrjetat e lëkundjes u prenë
Xhungla u zhduk
Mbinë gurë të tjerë.

Nën ujin ku peshqit qeshnin
Dhe tek tuk gjeje errësirë
Kanë mbjellë shufra hekuri
Me bindjen që do të ngjizet
Një pishinë.

Mbi shtatë xhuxhat
Ku vdiq fëmijëria ime
U vranë gjithë buzëqeshjet
Dhe gurët prenë pemë
Gjenden mijëra kujtime groposur
Mbi të cilët lule nuk mund të vemë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s