Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

N’ DAÇ MË DUAJ, N’ DAÇ MË VRIT…!”

NË daç, më duaj , në daç më vrit.
Edhe e vdekur, jam shpirti yt!

Në daç më duaj, në daç më vrit,
Vetëm te varri më ndiz një qiri.

Në daç më duaj, në daç më harro,
veç lermë të prehem si askund në Botë…
….
I shtrenjti prej dhimbjeje –
VENDI im, i pa shoq!

 

NJË PUTHJE E MBAJTUR PENG…
( Prej ëndrre…)

Kur
buzët më prekën lehtë në ballë,
dy rrudhëza u shtriqën të zgjimta…

Kur
buzët në faqe më puthën me mall,
në çast i ndjeva të prushta…

Kur,
buzët m’u ulën mbi sy,
të ngrohnin pritjen e mardhur…,-
qepallat u mbyllën,
rënduar nga qerpikë të lagur…

Kur
buzët dhe buzët,
ende pa u gdhirë,
u përpëlitën në heshtje …-
E ngriva puthjen,
ta kisha përjetë –
ZGJIM prej ëndrre…

 

XHELOZI

“Ditën zihemi me Dashurinë.
Natën, për ‘TË na merr malli…”( i. s)

XHELOZI,
DASHURIA,
që kur lindi,
u grind vetëm me ty, për TY…
…dhe harroi të bëjë dashuri…
KOHA s’e priti më…

Iliriana – E lindur e dashuruar prej prindërve të dashuruar…
Brooklyn, NY,12 korrik, 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s