Poezi nga Ramiz Kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

MOS THUAJ…

Se jeta (s’)është e bukur
Dhe dita
Pa rreze dielli e shi
Puthja gjethet bimës
Që s’ka helm të fshehur
Dhe ec
Drejt një pylli
Ku dëgjon cicërima zogjsh
E zgjoj ëndrrat
Për një fjalë
Mos thuaj!

 

LËRI KËNGËT

Edhe ato të pa kënduara
Lë të vijnë vetë
Me një frymë
Që bota
Të mendoj për ëndrra
Të bukura
Puthje me afsh njerëzor
Pa protokkoll
Lë të shtrohet nata
Dhe vargjet pa kufinj
E lule me gjemborë
Lëri këngët!

 

DO TA SHTROJ

Sofrën sonte
Në perëndim të diellit
Ta hap një shishe qindjeçare
Që më rri heshtur
Një gotë
Në flladin e kësaj nate
Pa bërë matematikë
Thjeshtë
Pa numra rendor
veç një gotë verë
Ta harroj ditën që po ik
Do ta shtroj…

 

RRALLË…

Shkruaj këto ditë
Rrallë flas
Me muzën
Iu kanë fikur dritat
Ëndrrat e netëve
Pritjeve
Trokitjeve nëpër porta netësh
Lodhur e kanë
Hijet e pabesë në mesnatë
Njerëzit me kapelë gri
Mbi kokë
Që mbajnë në duar
Flamuj lirie
Dhe atdheu i kërrusur
Para tyre
Rrallë flas!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s