PROPOZIM PËR SHPËTIMIN E ATDHEUT (antipoezi) / Poezi nga Petrit Ruka

Poezi nga Petrit Ruka

 

PROPOZIM PËR SHPËTIMIN E ATDHEUT

antipoezi

Çdo mbrëmje Atdheut i vjen 
një erë e qelbur, e paparë,
si të ketë ngordhur një kërmë…
e s’di ku të fusësh kokën,
të vjen për të qarë…

Fillon të kërkosh rreth e rrotull
nga vjen kjo erë kutërbuese
ky tmerr, kjo lemeri çmendurake!
Je gati të bërtasësh, të lutesh,
për pakëz paqe.

Më kot mbyll dritaret, është kudo
Deri në rrashtën e trurit
si një tumor,
është e kotë të kërkosh një qetësues
në sirtarin e ilaçeve me zor…

Derisa ta kuptosh se duhen mbyllur televizorët
këto sqolla të lemerishme kombëtare,
ku 10 “qen” të zgjebosur analistësh
çmendin një popull
me lehjet zagare…

Manekinë të kurdisur në puseta parash të pista
Gëlbaza të hatashme politike,
Të denjë për të fyer çdo racë qensh, që njeriu,
krijoi me dashurinë e tij fisnike…

Ka vetëm një shpëtim! Filloni tani!
t’i përmendim me mend emrat e tyre
një nga një,
të bëjmë një kor të madh mallkimi
një mallkim kozmik që zë…

Ta shpëtojmë atdheun nga era e qelbur
që zbret mbi ne çdo mbrëmje,…
Filloni; emrin e parë, të dytë, të tretë…
….
Ta shpëtojmë racën fisnike të qenve!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s