Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari

 

DASHURISHT VAJZËS SIME

Më lër ta kem krahëve të mi
trupin tënd e vogla ime e rritur,
krahët e tu kërcej të lëmuar 
që gjelbërojnë përditë larg meje.
Më lër të përqafoj
se malli im ka nevojë
për limfën tënde të ngrohet,
Një stinë trëndafilash shpërthen gishtave të mi të hutuar,
kur të puth, kur të prek,
kur më ngjitesh kraharorit
dhe aty lë melodinë më të bukur.

Më lër ta shoh dritën e dielltë të syve,
më kanë munguar,
lërma këtë dritë të më ndiçojë sytë,
shpirtin
ditët e mia edhe pak.
Ti je fari im i vogël që ndrin që larg,
sinjal dashurie
që lajmëron ardhjen tënde të pranvertë.
A nuk shpërthen kështu
si ti gjelbërimi,
a nuk del kështu me kaq rrëmbim
e bardha e luleve dhe deh tokën?

Vogëlushka ime
më lër ta puth mëndafshin e faqeve të tua,
ta shtrydh luleshtrydhen e buzëve të tua,
kur ajo gufon e ndrin prej lulëzimit.

Çfarë arome ke kështu e shtrenjta ime?
Ti je pranvera, lulënaja e saj?

Zogjtë krahënjomë të janë ulur gishtërinjve
dhe t’i i lë butësisht të më fërgëllojnë supeve,
të më prekin nëpër flokë ëmbëlsisht
kur më ulesh pranë,
kur më thua “vjen era mam”.

Sa shumë mall paske rritur brenda meje..
e vogla ime,
lërma shpirtin të më lumturohet
në këtë orë të bardhë,
çast i përralltë…

 

TË PATHËNAT…

Se ka ca gjëra që nuk thuhen,
ca fjalë që zemra I mban për vete.
Përzihen, ngjizen nëpër damarë,
kthehen magjishëm tinguj vjeshte..

Kthehen furtunë që rrallë shpërthen,
në breg të shpirtit si dallgë fashiten,
Sa mijëra fjalë që s”mund të thuhen,
kthehen petale thellë zemrës ndizen. ..

Ndaj shpesh unë hesht duke kërkuar,
thellë syrit tënd pakëz mister,
Të puth me frymë. Më prek me duar,
Shndërrohem dritëz dhe luaj në terr.

Se ka ca gjëra që nuk thuhen,
ca fjalë që zemra i mban për vete
kthehen petale nëpër damarë,
magjishëm dridhen si tinguj vjeshte.

 

PRELUD…

Dua ta mbaj ndezur yllin e zemrës tënde,
me një tingull të beftë të ngrohtë,
me një dritë buzëqeshjesh që ulet si flutur buzës sime.
(ngjyrat e ylberit i gjen të mbledhura aty )
Dua ta përkëdhel shikimin tënd të drojtur
me krahun e dallëndyshes që përkundet në cep të syve të mi.

Buzëqesh zemër,
buzëqesh dhe ti…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s