FJALA IME MBETI KLITHMË QË QAN / Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali

 

FJALA IME MBETI KLITHMË QË QAN

I vrazhdë zëri yt pas dyerve të shpirtit,
Që unë tentova ta mbushja, më kot,
Me dashuri dhe përkujdesje ëngjëjsh,
Si të kisha të vetmen foshnjë mbi tokë.

I thellë e i zhytur në errësirë shpirti yt,
Kërkon ta ndajë dhimbjen me fantazma,
I harron përbetimet e mbushura me lotë,
Dhe pret mirësi nga të pabesë dhe hiena.

Përhumbem në jehonat e të shkuarës tënde,
S’munda të të ngroh, dielli im s’të ndriçoi dot,
Fjala ime mbeti klithmë fatkeqe që qan,
Rrugëve shurdhe dhe qorre të universit…

I vrazhdë, i mbushur me tradhëti zëri yt,
Këmbanë e thyer që zgjon vetëm lotë,
Kavoja e besimit u këput e m’u ngul në shpirt,
Si një të vdekur pa arkivol më la sot…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s