SHPELLA E MJERIMEVE TONA / Poezi nga Myslim Xhaferaj

Poezi nga Myslim Xhaferaj
 
 
SHPELLA E MJERIMEVE
          TONA
 
Nga shpella në shpellë ,pushtues pas pushtuesi…
Me Diellë dhe Qiell sa një grykë pusi…
U plakën sunduesit…u kthyen nè kërma…
I shpërthyem kanatat e dyerve tè rënda….
 
Duallëm nga kafazët si pllumba të dënuar.
Vrapuam si Eva drejt mollès së ndaluar…
Ikëm siç ikin gurët e rrokullisur,
Mbetën vatra si zgjua i braktisur.
 
U kridhëm deteve, të kapnim limanin
“Peshkaqënt ” në shinjestër na mbanin.
Duallëm në liman, prap qielli u nxi….
Tufat me “ujqër” na rrinin për bri….
 
Vërshëllen murlani acari të ngrin,
Të ecinm përpara, udha greminë ,
Të cim djathtas, tufat me derra….
Të ecim majtas, mbushur me ferra…!
 
E artë është koha, për cubin badakçinè,
Për njeriun ujk…që shqyen NJERINË…
Për të vegjlit, ëndërr duket pranvera
Ndaj rri emigrimi , xhebrail tek dera..
 
Shpella e shkatërrimit ,zjarret ka si vlerë…
Shpella e ndërtimit shkrumbit i mer erë…
Nga shpellat dhe mitet s’po heqim dore
Ujkut në qafë , mëlçi dhe këmborë….
 
Zgjou prej gjumumit , zgjou o njeri…
Mos u pèrdor si krrabë të mbledhin qershi…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s