E pamundur t’i afrohesh qiellit në Tiranë / Poezi nga Natasha Lako

Poezi nga Natasha Lako
 
 
E pamundur t’i afrohesh qiellit në Tiranë
 
E pamundur t’i afrohesh qiellit në Tiranë,
Nëpër zhurma të pakapshme, por të afërta,
Dritës, malit, pulave, gjelave prapa .
E pamundur t’i afrohesh qiellit në Shën Mri,
As pendimit të një drite të kthyer prapsht,
Përkarshi drejt një faqe tjetër mali .
E pamundur t’i afrohesh malit tjetër në Tiranë,
Si braktisjes së një çështje dite , për një qiellore,
Me bileta të pakapshme prej zjarri.
E pamundur t’i afrohesh zjarrit të qiellit në Tiranë,
Që shpërthen, tretet , ndron edhe shuhet vetvetiu,
Duke ikur nëpër ngjyra të pathëna.
E pamundur të gjesh ngjyrat e qiellit në Tiranë,
Ngjizja e pikturës që në barkun e nënës,
E padukshme mbetet dhe në pambarim.
Bien vetëm vjershat , qeveritë,
E pamundur që edhe qielli të rrëzohet,
Dhe ta gjejë një njeri.
 
2016 – Kundërpërfytyrimi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s