MBI POETËT DHE POEZINË / Kolec P. Traboini

MBI POETËT DHE POEZINË

Sa njerëz ka në këtë botë aq mendime ka për poezinë ndaj i sheh të shkruajnë të gjithe pa ja bërë syri terr askujt. Mirëpo kur poeti në kuptimin e vërtetë të fjalës është i tillë, ka frikë ti shpalosë ato që shkruan sepse poeti i vërtetë është dyshuesi më i madh i gjithçkaje, edhe i asaj që shkruan vete. Eh, po çfarë ndodh me poezinë kur shumica e atyre që shkruajnë pafund, pa mbarim e pa ndalim dhe janë trima e trimëresha bubullitese. Aq sa prej tyre trembet edhe vetë poezia. Në fund të fjalës, poeti nuk del në pazar të mbaj fjalime poetike, por mblidhet në strofkën e vet e aty gjykon e mallkon botën e vetveten nëse atë nuk e sheh të përkojë me idealet e së mirës dhe së bukurës që dëshiron.
Edhe kjo një hipotezë është sepse mendimet mbi poetët dhe poezinë janë të panumërta dhe perjashtojnë njëra tjetrën.
Çdo poet është një Unë, Zoti në qiell e ai në tokë dhe asnjë tjetër.Dhe të mos harrojme një gjë, poeti ka një mendim te ngulitur per krijimin dhe vetveten, mbase absurd, pështyj sa të duash në qiell, ajo bie në fytyrën tënde. Mirë thotë Platoni: Poezia është e folura përçartë e perëndive.

 

© Kolec P. Traboini

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s