Poezi nga Erina Çoku

Poezi nga Erina Çoku

 

Pikla

Prej toke në qiell,
prej qielli në ne.
Shiu na merr.

Piklohemi tingull
në enën e gjithësisë.
Shi do të bëhemi.

Gjithsej shpërbëhet.
Nuk dihet fundi,
në fund.

 

PUTHJA

Aty në puthje
njeriu ka kujtesën e parë
lind-vdes pa dhimbje,
asgjë nuk e përndjek.

Aty në puthje
njeriu ka harresën e parë
shumëfishohet, bëhet njësh,
koha nuk e shtyp.

Aty në puthje
njeriu s’ndien luftë
nginjet një sekonde jetë,
e epërmja e pushton.

 

OAZE

Afër.

Heshtja mëkon diçka
por nuk e pyesim çfarë.

Larg.

Fjalët nginjin diçka,
por etja nuk di të heshtë.

Pranë.

As fjalët, as heshtjet
nuk mund të mjaftojnë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s