Shtëpia Botuese “Skanberbeg Books” publikon romanin “Juda”  të autorit Amos Oz,  përkthyer në shqip nga Alina Karaulli / Botuese: Flutura Açka

Shtëpia Botuese “Skanberbeg Books” publikon romanin “Juda”  të autorit Amos Oz,  përkthyer në shqip nga Alina Karaulli

 

Kënga e fundit e zërit të pashtershëm

Juda, roman nga Amos Oz

Një nga gjërat që më ka dhënë qetësi përherë, është mendimi që e kam botuar këtë autor të jashtëzakonshëm, që e kam bërë të flasë shqip këtë punëtor të madh të paqes, por edhe që kam patur fatin ta njoh këtë qenie të mrekullueshme.

Bëjeni më të bukur fundjavën. Mjeshtri flet sërish shqip, edhe pse nuk është më mes nesh. Ua rekomandoj me të gjithë dashurinë time, ua këshillon edhe Natali Portman. Është nga ata libra që nuk të jep kurrë pendesë. I sjellë mjeshtërisht në shqip nga Alina Karaulli. Unë duhet ta lexoj sërish e sërish, siç shpesh kam bërë me veprat e tij. Ka paqe, sa shumë paqe… dhe dashuri njerëzore në to.

Mund të shkruaja një roman për këtë roman, por po shpjegoj fare shkurt…

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset aty për të pamundshmin dhe të moshuarin, GershomVald. Por prania nëpër shtëpi e një gruaje të mistershme, Atalias, e fut në emocione të reja studentin tonë. I zhytur në një romancë të re gati platonike, Shmueli, i ndikuar nga prania e plakut të mençur e me teka dhe të “dead walking man”, siç thotë Oz për Abravanelin, shkollarin e njohur izraelit, nis t’i shkojë deri në fund teorive të tij mbi Krishterimin. A është Juda ai i pabesi që na ka ofruar historia, apo njeriu, i cili me “tradhëtinë” e tij tridhjëasprash, i dha botës mundësinë të njohë Jezusin e vërtetë? A është i përligjur persekutimi i përjetshëm i hebrenjve nën reminishencat e dikurshme të pabesisë së hebreut me emrin Judë? Kush është Juda i vërtetë? Drita e qartësisë së rrëfimit të këtij libri, përmes një historie personale, familjare dhe qytetëse, na çon sërish në zemër të brengës së Amos Oz: Izraeli dhe fati i tij, dashuria dhe urrejtja me të ngjashmin dhe banorin e së njëjtës shtëpi, palestinezin. Ky roman ishte akti i fundit para lamtumirës së një prej paqebërësve më të mëdhenj që ka njohur bota.

“Me shtresime të shumta, provokues, me historinë e dashurisë sikur kristali në të, ky është një roman i modës së vjetër të ideve, por aq habitshëm modern dhe bindës.” The Guardian

Fundjavë të bukur, miq!

 

Botuese: Flutura Açka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s