Tango në Prill / Shkëputur nga vëllimi poetik “Tango në Prill” i autores Adriatike Xh. Lami

Tango në Prill

Kërce me mua, ma merr dorën, 
Nën hijen e hënës më vërej gjatë.
Kapërtheji këmbët si nëpër pe dëshire,
Zjarr bulëzo, ndiz me bashkën e artë.

Kërce me mua,ashtu, trup më trup,
Ngjitur sa hapi të bëhet njësh, unik,
Të shoh në sy, më drejton thellë syri yt,
Ai është tamam muzikë e kthjellët, muzikë.

Po ç’është ky vallëzim i panjohur më parë,
Që qenia e pranon ashtu krejt rrëmbimthi!?
Më tremb epiqendra e saj e bardhë, e rrallë,
Më çmend sharmi i beftë, pasoja si stuhi dimri.

Kërce thjesht me mua, besoi hapit tim shpirt,
Aty bashkohen lumenj gjaku, mendje, zemre,
E ti i dashur, që ke vozitur lundra joshjesh pafund,
Po hutohesh pakëz nga ky përrua i vërtetë jete!?

Është tango mahnitëse ky kompozim prilli,
E re, si re bore me shkulm rrënues pranvere,
Sa shumë e duan ta mësojnë ritmin nga ne,
Ata, që mëkojnë sinkron dashuri të përjetshme.

Shkëputur nga vëllimi poetik “Tango në Prill” i autores Adriatike Xh. Lami

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s