Kalendari Poetik: Genc Leka dhe Vilson Blloshmi / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari Poetik: Genc Leka dhe Vilson Blloshmi

Sot është përvjetori i pushkatimit të dy poetëve nga Librazhdi, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. I pushkatuan më 17 korrik 1977 për poezi që i mbanin në fletoret e tyre, të pabotuara ndonjëherë. Akt-akuza u ndërtua me “ekspertizën” e lëtyrave që i gjeni edhe sot nëpër ekranet e TV shtetëror dhe privatë, që japin ende mend, si specialistë letërsie. Sepse asgjë nuk ndryshoi pas viteve ’90, një parti u pjestua si amebat në 50 e ca pjesë. Në këtë datë përkujtimore kam postuar zakonisht ndonjë poezi prej Tyre. Sot jo. Ata që i duan poetët martirë, i dinë pothuajse përmendësh ato poezi. Është bërë edhe ndonjë “gabim” thonë ithtarët e diktaturës. Vërtet, kam disa kohë që merrem me shqipërime prej poetësh disidentë. Në të gjithë botën ish komuniste gjen burgosje poetësh, rrahje deri në vdekje nga NKVD e Stalinit. Por aq shumë dënime me vdekje, si varje dhe pushkatime si tek ne, nuk gjen kurrkund. Më ka mbetur në mend rrëfimi i familjarëve të Poetëve librazhdas, kur nënat e shkreta, gjithë shpresë, shkuan t’i luteshin atij që m’i thoshin patriark i letrave shqipe, deputetit dhe Kryetarit të Lidhjes së Sh-krim-tarëve, të lavdishmit Dritëro. Dihet përgjigja e tij. S’mund të ndërhynte që tu falej jeta, sepse ata ishin armiq të partisë…Vite më pas, i lavdishmi dritëro gjithë nerv e pathos prej buri (nuk e harrova një “r”), do të hidhte në kartë këtë poezi:

“S’gjen dhimbje më të madhe në ke parë
Njerinë e ndershëm në mjerim e vaj,
Tek lutet i përulur, zemërvrarë
Dhe ndihmë e shpresë pret nga maskarai…”

Dritëro Agolli

…komentet bëjini ju miq.

I përjetshëm kujtimi Juaj Genc Leka dhe Vilson Blloshmi!

 

Maksim Rakipaj 17 korrik 2019

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s