Kalendari poetik: Reinaldo Arenas (1943-1990) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Reinaldo Arenas

Kalendari poetik: Reinaldo Arenas (1943-1990)

U lind më 16 korrik 1943 Reinaldo Arenas, shkrimtar, poet, dramaturg dhe eseist kuban.
E priti me ngazëllim lëvizjen revolucionare të Fidel Kastros, u bashkua qysh në fillim me trupat e tij, por kur u njoh nga afër me krimet e tyre, u largua menjëherë prej tyre. Kjo i kushtoi shtrenjtë, sidomos atij, që ishte homoseksual i deklaruar. I ndaluan botimin e librave të tij, që qarkullonin e lexoheshin fshehurazi. Në vitin 1973 e arrestuan, e torturuan mizorisht. Gjatë viteve të burgut tentoi disa herë vetvrasjen, pa mundur t’ia arrinte qëllimit. Pas burgut, provoi disa herë arratisjen, më kot. Në vitin 1980, kur Fideli (si Ramizi me ambasadat) lejoi largimin e kundërshtarëve, mundi të largohej për në SHBA, ku për habinë e tij gjeti mes intelektualëve të atjeshëm më shumë komunistë se në Kubë…Nga fundi i vitit 1987 u diagnostikua me AIDS. U vetvra me overdozë droge dhe alkoli më 1990. La një pusullë ku shkruante: “Ju lë trashëgim të gjitha frikërat e mia, por edhe shpresën se Kuba do të jetë e lirë së shpejti.”

PROFESORIT AMERIKAN

Ti trap i bardhë,
adhuron fushat e kolektivizuara
(kolkoze a kooperativa, si dreqin quhen?)
ku fëmijët kohë s’kanë për ëndrra dhe mendime,
ama ti je këtu, në studion e madhe, të freskët,
mbushur me bimë egzotike
që shkojnë për bukuri me bibliotekën e pasur
ku bie në sy Manifesti
“e ardhmja i përket komunizmit”…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s