Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

NGA FAQET, E TOKËS E QIELLIT…

Për ne, thanë e thonë
Janë t’mileniumit t’parë, mileniumeve n’përjetësi
Do të jenë, një jehonë
Me za dashnie, mbjellë nëpër botë, sikur lulet liri

Të lindur nga trualli, me nure e me shpirt nga qielli
Engjujt e Thotit, bardhësi jete, koka për një plis
Shtatin tokë me nur e shpirt hyjnor, me dritë dielli
Piramidë dije e urtësie, gjuhë e gjak, për një fis

Për ne, thanë e thonë
Bekuar i ka Thoti, për përjetësi me një Perandori
Do të jenë, një jehonë
Si u lindën, plisa për një kokë, për botën e re Iliri!

 

MBETËM, PËR NJË ZOT…

Ditët me diell
Presim, mot për mot
Shikim në qiell
Mbetëm, për një Zot

S’na kujtohet, as lindja e par’
Humbëm, rrugëve të lirisë
Ilir a pellazg a arbër a shqiptar
Vdesim, nëpër re t’jermisë

Ditët me diell
Presim, për pak liri
Shikim në qiell
Jemi, me sytë jermi.

 

SONTE, KËRKOJ HANËN…

Sonte kërkoj hanën
Për dritë të natës, rrugëve të lumnisë
Me sy ta shoh nanën 
Nëpër rrudha e thinja, n’ballë t’malësisë

Loke shekujsh, lidhur shaminë për koke
Si shalli për plisi, si kulm kulle për stuhi
Nam e nishan, shtatore mbi lëkurë toke
Valltare e moteve, për dasmën Shqipni

Sonte kërkoj hanën
Më duhet dritë e saj, ta gjejë lirinë
Me sy ta shoh nanën
N’ballë t’malësisë, këngë për Shipninë!

 

PIRGUN, E LIRISË…

E shoh pirgun e lirisë
Nëpër shikimet e syve të lodhur, ndër mote
Me rikthimin e Ilirisë
Vello e lumnisë mbi varre e plagë t’ksaj bote

Po vjen me gjuhën e fitoreve, po e qëndis qiellin
Me germat e Thotit, me ngjyrat e arta të fisnikërisë
Me sytë liri i pi retë, tokës jetë, ja kthen qiellin
Si Likanon e Yll, me plis mbi krye, ikona t’dashnisë

E shoh pirgun e lirisë
Trokun ja dëgjoj duriut, me udhëtarin kreshnik
Rikthen name t’Ilirisë
Nga hijet e kohës liri, nëpër tokat e gjakut fisnik.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s