Kalendari poetik: Evgenij Evtushenko (1932-2017) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Evgenij Evtushenko

Kalendari poetik: Evgenij Evtushenko (1932-2017)

“Unë e them haptaz, nuk i dua
poetët e butë, të padëmshëm,
të aftë vetëm për të kuitur
dhe s’ua mban të hungërrijnë.”

18 korriku është data e lindjes së poetit dhe shkrimtarit rus Evgenij Evtushenko (1933-2017). Njëri nga të mëdhejtë e poezisë ruse dhe botërore. Është përkthyer në 72 gjuhë. Janë të njohura qëndrimet e tij në mbrojtje të disidentit Pasternak etj., qëndrimet e guximshme qytetare per të gjitha problemet shoqërore. Kur ushtria e ish-Bashkimit Sovjetik sulmoi dhe pushtoi Çekoslovakinë në gusht ’68, i shkroi një letër proteste Brezhnjevit, Kosiginit dhe shkroi poezinë e njohur “Tanket shkojnë drejt Pragës”. Pas viteve ’80 qe poeti më i njohur i ish-BRSS në botë. Por nuk qe aspak poet oborri, si u bënë ish shokët e tij shqiptarë të viteve universitare në Institutin Gorkij. Qe njeri së pari, pastaj poet. Sot kam zgjedhur këtë përkthim timin në nderim të Tij:

DREQI E MORI, JAM PROFESIONIST
(Проклятье – я профессионал)

Jam profesionist, dreqi e mori.
Gjëra të bukura mund të krijoj,
me lotët që shoh kudo dhe më lodhin,
mbush stilografin tim si të jetë bojë.

Mjeshtëri e poetit ësht’e turpshme
se nis me rima rrëfen siç ka qef,
kur të tjerët e nxjerrin të gëzueshme,
ai dhëmbjet e jetës nxjerr në treg.

Gjakun e tjetrit pi kush është poet,
por jo se e ka qëllim në vetvete,
urrej dhe veten për këtë pushtet
që ka fjala kur me dhëmbjen ushqehet.

Ti, si u ngrite, o lavdi të ndyrësh
mbi sa eshtra, mbi sa lotë të hidhur?
Mallkuar qofsh, o mjeshtëri vampirësh,
që poshtërsisht me poezi je ngritur.

Për k’të mjeshtëri falje s’mund të ketë.
Gjak i tjetrit u ngjan si trëndafil…
Këtu veç njihet poet i vërtetë,
kur për fjalën vetë, ndjen neveri.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s