Poezi nga Erina Çoku

Poezi nga Erina Çoku

 

FRAGMENT III

Kjo orë e përjetshme që nuk mbaron
brenda kohës së këputur nga gjithësia
kjo orë e përjetshme që ha trupin
me kafshata të përkora.

Ndodhia e ngrirë që shoh – që sheh
pezullia e frymës që vdes – që ngjallet
jeta e fragmentuar
dashuri – dhimbje – klithmë – heshtje.

Kjo orë e përjetshme – rreth i mbyllur
që i ngjan pafundësisë
me të gjitha fragmentet e së tërës
që nuk na lë të dalim – matanë.

 

KËNGËT NËN ZË

Nuk kemi kohë të këndojmë.
Mirëdita! A iku koha prej lëkurës tënde?
Mirëmbrëma! Po ty si të shkoi jeta sot?

Nuk kemi kohë të dëgjojmë këngë.
Natën e mirë! Koha m’i bren kockat, po ty?
Gjumë të ëmbël! Unë jam mësuar tashmë.

Koha e këngëve mblidhet brenda trupit.
A thua do të vdesim kur të shpërthejë?
Do këndojmë, sido të jetë.

 

KAPSULË

Dëshira për të qarë
i ruhet dëshirës për të qeshur
që i ruhet dëshirës për të klithur.

Fryma mbillet në tokë, me rrënjë uji.

Dhembja për të qarë
i ruhet dhembjes për të qeshur
që i ruhet dhembjes për të klithur.

Zëri bie thellë, nuk bën degë.

Dashuria për të qarë
i ruhet dashurisë për të qeshur
që i ruhet dashurisë për të klithur.

Shpirti mbufatet, mbufatet, mbufatet,
nuk qan, nuk qesh, nuk klith,
në trup.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s