Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

KUR TË KAM AFËR

I

Sa bukur
Kur të kam afër e të ndjej
Dashurinë tënde engjëllore
Dua të kem në përqafim
Ty që shëron shpirt e zemër
Ti që më freskon netëve rrebele

II

Pa ty gjumi nuk më vjen
Ylli im i bukur plot dashuri
Fundosem, nuk do t`ia dal pa ty
E malli që pulson damarëve
Të trupit tim
Prushon çdo gjë timen

III

Sa bukur
Kur fundosem në detin tënd
Sa i bukur vjen mëngjesi
Nën peshën e dëshirës së pafund
Edhe muza mungon pa ty
Engjëlli im i bardhë sa shumë të dua

 

MOS MË KËRKO

Të lutem mos më kërko
Natës kurrë s’jam në shtëpi

Nata shëron shpirt e zëmër
Harrohen kodrat e pikëllimit

Jeta ndryshket në heshtje
Kur zbardh agimi kthehem

A të kujtohet atëherë buzëqeshja
Dhe lumturia që shkulte zemrat

Për shijen e jetës shtohej shpresa
Kur futeshim në thellësi të intimës

Eja të pres do më gjesh të dehur
Mbi vargjet e mia të shkruara për ty
Ashtu siç bëja dikur i përkushtuar

Kërkom në dallgët e detit të trazuar
Në ujin e kripur përzier me mallë

Do të më gjesh aty duke të pritur ty
Merre me vete ditarin që e shkruam
ne të dy me dashuri të zjarrt

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s