Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

Jerm

Kur jam me ty
më përreth një tis magjie.
Më shkasin çastet, vështrimet,
si në jermi të çart…
Ulem pasi ti ikën dhe më kujtohet
vetëm një vallëzim yjesh
dhe sytë e tu…
M’andej puthja humbet në damarët e mi,
prekja jote zhytet në lëngun e shpirtit,
e nuk e formësoj dot.
Më rrëshket gjithandej qënies,
si një shfaqje fishekzjarresh xixa-xixa,
që e shijon e nuk e fikson dot.
Ndaj, herën tjetër kur të vish,
të betohem që do të të kap me mbërthecka
mbi muret e zemrës sime.
Kështu do të të shoh, po aq të gjallë
sa herë të më marri malli…

 

***

Ti po fle…
Hukatja jote supit tim
end një perde ëndrrash.
Me gishtin e vogël
përdredhur flokëve te tua,
tjerr një qiell dashuri.
Me puthje fryme
të terheq hapësirave blu,
si balonë 21 gramëshe.
Mbështetur të dy në një sup qiell ëndrrash,
na gjeti mëngjesi…

 

***

Të të puth kur sytë mbyll
dhe xixat të shpërthejnë buzëve.
Të të të puth kur shtegun e ballit rrudhë
dhe mërzia të shtërngon buzët.
Të të puth kur nata agut i përgjērohet,
për një puthje drite nga buza jote,
për një puthje fryme nga buza ime.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s