S’dua të ringjallem më! / Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

S’dua të ringjallem më!

Ndoshta si Krishti,
Sërish do të rikthehem një ditë,
Ku plugohen e mbillen eshtrat e të parëve,
Por, unë, s’dua të ringjallem më,
Se do vdisja, sapo të hapja sytë,
E të mos të shikoja Ty,
E rrugët më të bukura për mua si në tokë e ndër qiej
Që më mbinin mga dashuria ndër sy,

Njerëzit e mi më të shtrenjtë,
Po ata shokë e miq të shumtë, të gjallë e të vdekur,
K’to valëza që ecin mbi det
Duke zgjuar kujtesën e erës,
Të mos dëgjoja zërin e ëmbël të nënës
E të fluturave të mia,

Fishkëllimën e babës, e ato mëngjese
E mbrëmje të ikura përgjithmonë,
Pa atë shkëlqim të yjeve të mi
Që po linden e rriten brenda meje,
Pa atë zile të shkollës e mësuesit e mirë,
Që sërish ndër ëndrra më zgjonë.

Të gjithë njerëzit e pasardhësit e pëmës sime
Do t’më shikonin si ufo të stërlashtë,
Të një kohe të plakur e të vdekur,
Pa më njohur kurrë.

Kjo, ndoshta duhet të jetë
Dhe një nga arsyet
E ikjes së Krishtit ndër qiej, pa gjurmë
Të dukshme
Për njeriun e gjallë.

E si të më bëj zemra të ringjallem,
Në k’të vënd ku të gjallët mezi presin
Të ikin nga vuajtjet, fukarallëku,
E padrejtësitë që ju bëhen,
Kur çdo gjë e bukur vdes para syve tanë,

Duke mbetur si thikë e përgjakur
Ndër mishra të dhimbshëm,
Urrejtja, skamja, mjerimi, vjedhja e krimi,
Të cilët janë ulur këmbëkryq si djalli,
Mbi gjithçka e mbi ç’do gjë?!
Jo, jo, s’dua të ringjallem më!

Dt.17.07.2019.
Miltiadh Davidhi.Modena.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s