Poezi nga Ardita Lajçi – Gjocaj

Poezi nga Ardita Lajçi – Gjocaj
 
 
NARKOMANIA
 
E di…!
Më kanë thënë, të bëj kujdes kur luaj me ty,
se vret më gjakftohtësi!
 
Çfarë t’i bëja kureshtjës?
Nuk e di përse më intrigonte “Bota e Çmendur“?!
Mbase si e çmendur“, mund t’i shijoja të gjitha çmenduritë, pa ndrojtje!
 
Ti bardhësi e ndarë në grimca,
me bëre të harroj çdo gjë,
e mos ta shikoj më askënd!
 
Si çdo fillim,
shijova ëmbelësine e kësaj bote,
për t’i u nënshtruar varësisë tënde.
 
Ti më lëndon, por prap të dua!
 
Syve të skuqur, që ndizen flakë
lexohën dhimbjët përpëlitura kraharorit.
 
Trupit m’i shteren fuqitë.
Zvarritem këmbadoras rrugëve të jetës
lumturinë ma kapërdinë trishtimi.
 
Shiringa e shpresës m’i pret damarët,
Aty ku kalon gjaku i përzier me ty.
 
Lajm i hidhur,
rezultatet konstatojnë vdekjen.
Nga mbidoza e dashurisë tënde,
vrava veten me paramendim.
 
 
 
PARADOKSALE
 
Puth butësisht bishtin e cigarës,
e në mendje më shfaqesh ti!
 
Bashkë më frymëmarrjen, të fus brenda në krahëror,
Prapë kthehesh më hukamën time,
del i dëfryer mbështjellur me tymin,
përdridhesh buzëve të mia lazdrueshëm.
 
Në shtëllunga tymi,
më fanitet portreti yt, si shëmbëlltyrë,
Më plotëson kornizën,
që brenda vetës mbante natyrë të vdekur.
 
Ti shtiake, tretesh prapë, pluskon me erën,
e në buzë më mbetet, vetëm shija dhe aroma jote.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s