Poezi nga Ermira Saraci Osmani

Poezi nga Ermira Saraci Osmani

 

Ëndrra ime

Në kët’ natë vere
Kam humb ,ëndrrën time
Po e patë nën dritën e hënës,
Do ta njihni!
Ajo këndon , kërcen ,qesh,
E luan në oaz
Mos i flisni!
Mos u mundoni me e marrë!
Se nuk ju vjen !
A e dini pse?
Se ajo ështe ëndrra ime.
E vetëm tek unë di të flejë.
E të numërojë mijëra yje.

 

Natë në Durrës

E kam frikë natën në Durrës
Krismat nuk më lënë të flej
Edhe ëndrrat fillojnë e struken
Ikin nga unë e bëhen erë.

E kam frikë natën në Durrës
Errësira ngjan me shpirtin tim
As hënë , as yje nuk i shikoj më
Nuk lozin më, mbi syrin tim.

E kam frikë natën në Durrës
Qetësia e frikës, është më e qetë se heshtja
Rrallë herë ndonjë dritë makine
Dallgëzon në dhomë ,përpëlitur në dhimbje.

E kam frikë natën në Durrës
Dritë nuk ka,s’ kam shoqëri
Gjurmë njerëzish në rrugë nuk dëgjohen
Qyteti fandazmë ,zinxhir dhimbjesh.

E kam frikë natën në Durrës
Valët e detit, më nuk i dëgjoj
E vetme në dhomën time
Shpresoj që nesër, s’ do kem frikë më.

 

ÇAST

Frymë më frymë ,
E sy më sy,
Dremis në buzë,
E bëhem shi.

Zjarr me zjarr,
Shpirti vullkan.
Zjarrmndellësi
Zemër me ty.

Duhemi shumë
E thotë dhe heshtja,
Për njëri – tjetrin
Jemi si uji dhe etja.

 

KOHË TROPIKALE

Ju përshëndes! Ju , ju politikane
Unë bijë e shqipes ,me dy krena
Tek shoh vëndin tim tek përpëlitet
Mes shpresës e vuajtjes
Shumë më angështon zemra.

Mjaft! Luajtët me fatin e vëndit
Jeni bërë për popullin
Si substanca toksike,
Mendoni vetëm për veten tuaj
Ëndërroni të jeni ,pushtetarë në karrige.

I bëtë njerëzit, të mendojnë shpresëhumbur
E latë këtë vënd ,nën ethet e denguitit
Dinjitetin ja moret ,e vratë këtë komb
Luani me të, e s’ ju vjen keq fare
E latë këtë tokë ,si kohë tropikale.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s