Poezi nga Mihallaq Qilleri

Poezi nga Mihallaq Qilleri

 

KËMISHA E EPSHIT

Perëndon deti në mes të gjinjëve të Sazanit ishull,
Si një medalin i artë që pushon nën harqet e gjoksit,
Qielli bëhet më blu sa misteret e turbullta,drithëruese,
Gjiri i Vlorës mërmërit valëzpushtuar deri në breg,
E një shirit i zjarrtë zgjatet deri në mes të këmbëve të tua,
Ashtu tinëzisht më tërbon, më xhelozon, për dreq!

Pres të shuhet ky ndriçim fantastik diellor, djallëzor,
Të heq pastaj menjëherë prej timit trup këmishën e epshit
E supet, gjoksin e përhedhur, trupin tënd ta mbuloj,
Të zgjas buzët lehtë-lehtë e të nis të trazoj e zbuloj,
Gjithë dallgët që deti më ka dhuruar gjatë ditës.

Të gjitha t’i zbraz pastaj mbi ty etjen, ankthin, pëshpërimat,
Të turfulloj në lëkurën e bronztë si dallgë, si stuhi,
E të shoh se si strukesh e gjitha në leshterikët e timit gjoksit,
Tik-taket e zemrës së ndrojtur, pastaj si pika shiu të dëgjoj,
Mbi tokën e lagur, të rërtë, të lëmuar, nemitem e rrënkoj.

Perëndon deti në mes të gjinjëve të Sazanit ishull,
Si një medalin i bronxtë që pushon nën harqet e gjoksit,
Qielli bëhet më blu sa misteret e turbullta, drithëruese,
Gjiri i Vlorës mërmërit valëzpushtuar deri në breg,
E një shirit i zjarrtë zgjatet deri në mes të këmbëve të tua,
Ashtu tinëzisht më tërbon, e më xhelozon, për dreq!

 

S E K R E T I

– Dashuria është çmenduria më e bukur e jetës-

Po hap sonte arkivat e thella të shpirtit,
Në Ditën e Madhe të Dashurisë.
Kanë mbaruar kohërat e së pamundurës,
Lirisht mund të puthemi në ëndërr sërish.

Po thyej sonte bravat e ndryshkura të moralit,
Dhe rikujtoj shpresat e mëdha për të dy,
Për ditët dhe netët kur u gjendëm aq pranë,
Për ato çaste magjike kur isha aq afër me ty.

Po trazoj sot mugëtirën gjithë cerga stivosur,
Prej kohërash që mbajtën ndezur një zjarr
Nuk e di se si humbe aq larg, pakuptuar,
Aq sa besova se do të të takoja vetëm në varr.

Po hap sonte shpellat e zemrës gjymtuar
Ku plagët e djeshme nuk janë mbyllur ende,
Me besimin se edhe ti do të më kesh kujtuar,
Këtë natë kur pres Ditën e Shenjtë për ne.

Po hap sonte humnerat e thella të shpirtit,
Me shpresë se aty brenda do jesh përsëri ti.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s