LESKAJ skaji më jugor i rrethit Përmet / Nga: Guri Çoka

LESKAJ skaji më jugor i rrethit Përmet 

 

Nga: Guri Çoka

Ndan kufirin midis rrethit Gjirokastër dhe Përmetit .Nga ana lindore kufizohet me fshatin Doshnicë dhe nga juglindja me fshatin Zhej te rrethit Gjirokastër . Nga perëndimi me malin Lunxhëri me majën e tij Strakoveci , ku banorët e zonës e quajnë maja e çukës me lartësi 1958m,Spilea (2155m),maja e Golikut (1722m),Marota (2039m),Kosula (2090m)dhe çajupi 1536m)dhe sipërfaqe 2,5km katrore .Fushë malore me orgjinë tektoniko-karstike ku shquhet për bukurinë e peisazhit dhe për klimën e shëndetshme . Mali Lunxhërisë shtrihet me një gjatësi 30km nga gryka e Këlcyrës deri në Suhë . Nga pjesa perndimore e malit kufizohet me Hormovën e rrethit Tepelenë. Nga P-JP me fhatrat Kala dhe Limar dhe nga V me Malshovën të rrethit tonë. Bën pjesë në grupin e fshatrave të luginës së Zagories .Relievi pothuajse i gjithë kodrinor.
Leskaji ndodhet si pozicion gjeografik në krahun e djathtë të lumit Zagorie 27km I gjatë . Gojëdhënat , sipas banorëvë më të hershëm,tregojnë se popullsia është autoktone. Ju referohemi disa fakteve :-Nga vetë pozita gjeografike Leskaj ndodhet në rrjedhjen e poshtme të lumit të Zagories. Gjithë lugina ka qenë e banuar që nga kohët e lashta prej Ilirëve. Kjo vërtetohet nga kalaja e vjetër Ilire në fshatin Kala e cila nga tokat e fshatit Leskaj është rreth tre km. Në pjesën perndimore të fshatit Limar ndodhen akoma themelet e banesave të një fshati Ilir përballë Lunxhërisë , ku nga koha mijravjeçare pothuajse e ka grryer erozioni. Banorët e këtij fshati u ngjitën më lart ,në krahun verior dhe formuan fshatin Limar ku ndodhet dhe sot . Bëjmë një krahasim! Shumë banorë të vjetër në moshë e mbajnë mend se relieve i gjithe fshatrave nga viti në vit ka ndryshime ,ka grryerje të vendeve livadhore ,ku një pjesë e tyre janë zhdukur fare këtë shekullin e fundit ! Po koha mijra vjeçare ka zhdukur dhe fshatra të tërë . Gojdhënat tregojnë se dhe fshati Leskaj e Malshovë nuk kanë qenë në vendin gjeografik të sotëm .
Kanë qenë në anën e përtejmë të lumit ,dmth në anën e majtë te lumit Zagorie.

Pikërisht gjurmët të çojnë në pjesën nën Sogorë të shtrirë nga Fushëbardha deri te Guri Gjatë ,menhiri ku ndodhet dhe sot.
Shkaqet e çvendosjes së banorëve kanë qenë shtimi i numurit të banorëve dhe mosplotësimin e nevojave ekonomike . Njëkohësisht dhe pjerrësia e tokës bëri të mundur zvogëlimin e tokave pjellore. Asimetria e shpatit të malit me përmasa të mbëdha ,ka qenë dhe është shumë i lagësht dhe më i ndëlikuar nga ana tektonike. Me këta faktorë lidhen dhe proçeset e fuqishme të shpatit sidomos erozioni dhe rrëshqitjet. Banorët të detyruar nga këta faktorë filluan grupe grupe të shpërnguleshin nje pjesë ne Leskaj, ku është çvendosjet e para ,një pjesë në Malshovë dhe në Limar ,por nuk përjashtohet mundësia dhe në fshatrat e tjera të Zagories. Mendohet të kenë qenë rreth treqid familje . Koha e saktë nuk dihet kur filloi shperngulja e tyre. Pjesa gjeografike e vendit nga bregu i lumit në të djathtë deri në kërhërin e malit të Dhëmbelit dhe prej Limarit deri në pjesën e sipërme të luginës së Zagories ka patur pyje bredhi e pishe shumë të dendura.
Emri LESKAJ vjen nga fjala sllave GIOS që do të thotë pyll. Kjo mundëson të kuptojmë se banorët më të hershëm të shpërngulur janë banorët e Leskajit. Etimologjia e emrit Leskaj por dhe e mjaft vendeve të tjera si “Prodan”, “Sogorë”, “Gjinovë”etj…me orgjinë sllave , janë tregues të lashtësisë Ilire të krahinës. Pra shpërngulja është bërë para dyndjeve sllave dmth.në shekullin e parë të erës sonë.Nga të dhënat rezulton se në pjesën e majtë të lumit ka gjurmë të qendrave të banuara por dhe vende punishtesh të qeramikës në vendet e quajtura Voloder,vreshtat e Haredinit dhe Pecofa.Në Shënkolla janë gjetur enë qeramike tuba qeramike per ujësjellësa,për ujë të pijshëm e ujitje.
Po kështu ka dhe vendndodhje të shkrirjes dhe perpunimit të bakrit sin ë Shënkollë e mbi Remën e Doshnicës. Fakte të një pyllëzimi janë dhe banesat e vjetra ku trarët me dimensione të mbëdha ,tregojnë se nuk mund të trasortoheshin nga vende të largëta . Po kështu rrëzë Dhëmbelit janë gjetur gjurmë trungjesh të prera pishe ku prezenca e rreshirës ka ekzistuar dhe para pesëdhjët vjetësh.
Gjurmët e mesjetës janë shumë të pakta. Nuk ka dokumente për marrëdhëniet shoqërore apo ekonomike të zonës.

Vaxhdon … … …

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s