Gjurmët e mesjetës (Leskaj) / Nga: Guri Çoka

Gjurmët e mesjetës (Leskaj)

 

Nga: Guri Çoka

Gjurmët e mesjetës janë shumë të pakta. Nuk ka dokumente për marrëdhëniet shoqërore apo ekonomike të zonës.Si theksuam dhe më sipër gjurmët qeramike janë të shumta dhe i përkasin lashtësisë .Një pjesë e tyre mendohet se kanë vazhduar dhe në periudhën e hershme të mesjetës si ato të Shënkollit Leskaj dhe të Zagories te Rema e Doshnicës, ku janë gjetur gjurmë të pjekjes së tullave si dhe enë qeramike.Feja e krishtere u perhap në Ballkan në shekullin e parë te erës sonë dhe tek ne erdhi e lulëzoi në periudhen e pare të mesjetës ku në gjithë krahinë u ngritën shumë kasha.Kjo vazhdoi deri në shekullin e XIV-XV kur në Ballkan dhe në Arbëri vërshuan pushtuesit Osmanë dhe u përqëndruan në shumë qendra të mëdha . Nga këto qendra filluan fushatat e tyre plaçkitëse në zonat malore si dhe në krahinën tonë. Kjo vazhdoi thuajse dy-tre shekuj deri rreth viteve 1700 ku gjithë lugina e Zagories nuk u pushtua nga Osmanllinjtë. Kjo falë rezistencës së organizuar të fshatarëve për tu mbrojtur nga plaçkitjet e tyre. Rreth vitit 1713 një tabor osmanllinj nisur nga Turqia kalon rrezë Pindeve dhe në drejtim të luginës së Pogonit. Në fshatin çatistë , aty ku bashkohet përroi i çatistës me lumin e Suhës hasën rezistencën e banorëve ku komandanti i taborit(në atë kohë si titullushtarak quhej Haxhi ) u plagos rendë. Tabori vazhdoi udhëtimin drejt luginës së Zagories në Doshnicë ,Leskaj dhe pararoja deri në Limar.Në atë kohë u përkeqësua shëndeti i Haxhiut dhe gjithë tabori u dislokua në Leskaj dhe një pjesë në Limar. Kjo vazhdoi pothuaj tre muaj në pritje të përmirësimit të shëndetit të Haxhiut. Por shëndeti i tij u përkeqësua më tepër. Në këtë gjendje të pashpresë,zvëndësit e tij u intersuan për një vend të shenjtë. Nga fshatarët mësuan për bregun mbi lagjen Haxhiaj ku gjithë fshatarët kryenin ritual fetar,si vend i shenjtë. Filluan punimet dhe ngritën godinën si ndihmë nga Zoti për përmirësimin e shëndetit të Haxhiut ,komandantit të tyre. Por komandanti i tyre vdiq dhe ata e vendosën në këtë vend të shenjtë,ku dhe lagjia mori emrin e tij . Qëndresa e osmanllinjve rreth tre muajsh ndikoi dhe në kthimin e banorëve nga feja e krishtere ne bektashiane dhe vendi i shenjtë u quajt”Haxhi baba”dhe dërguan një grup ushtarësh në Iran ku bëhej regjistrimi i këtyre qndrave fetare. Shehajt ku banonin më afër shërbyen në këtë kult deri von. Mbas gjashtë muajsh tabori osmanlli u tërhoq duke u çvendosur në drejtim të brgdetit.Pas largimit të tyre nuk pati ndonjë interes për rikthim në fenë krishtere por u respektuan të dy fetë dhe banorë deri në vitin 67 jo vetëm respektonin të dy fetë por dhe merrnin pjesë në të gjitha ritet fetare të krishtere dhe bektashiane gjithë krahina së toku. Fiset në atë periudhë deri para luftës dytë botërore në Leskaj kanë qenë këto: -Shehajt, -Tafanajt, -Caushajt, -Meshinajt, -Cecollarët,-Gerajt,-Hysajt,-Bejkollarët,-Deshikajt,-Seranajt,-Toskajt,-Këlliçajt,-Malajt,-Cafkajt,-Dadajt,-Sinajt,-Demirajt,-Begajt,-Memajt,-Habilajt,-Vakallarët,-Shelellarët,-Hysajt-Cokallarët,-Cfecajt, –Baçët dhe Agarët. Banorët kanë ushtruar profesione të ndryshme si muratorë,marangozë,barinj,në kurbet etj. Të shtyrë nga nevoja ekonomike disa nga banorët shkonin dervishë e kallanxhinj në zona larg vendbanimit. Gjatë viteve 1713,nga një regjistrim i osmanëve rezulton se në Leskaj kishte rreth 110 shtëpi, familje.Kjo shifër gradualisht,dekade pas dekade erdhi duke u zvogëluar ku në vitin 1938 ra në 76 shtëpi. Fshatarët nuk kanë poseduar shumë tokë. Pothuajse të gjithë kanë patur rreth një ha.tokë,rreth 50 shtëpi kanë patur më pak se një ha dhe 5-6 shtëpi nuk kanë patur fare tokë. Toka punohej me qe. Në fund të 1938-ës në fshat ka patur rreth 35 pendë qe.Asnjë fshatar nuk ka patur më shumë se një pendë.Gjysma tjetër kishte vetëm një ka dhe bashkoheshin me njeri tjetrin dhe formonin një pendë,duke punuar me radhë tokat.Përveç tokës fshatarët mbanin dhe bagëti të imta, ku në atë periudhë bravare(si quanin)kishte rreth 700 kokë si fshat. Por kishte dhe familje që kishin më shumë se 100 kokë dhe merreshin vetëm me blegtori si Dashe Shele,Xhafer Bejko e Hysni Qamili . Bujq tek të tjerët nuk ka punuar asnjë nga fshatarët e zonës.Po kështu dhe argatë qoftë dhe stinorë. Shumë nga krahina e fshati ,për të plotësuar nevojat familjare dhe për një jetesë më të mirë kanë migruar duke marrë rrugën e kurbetit larg në Amerikë,Turqi,Siri e gjithë Europën.Një pjesë u kthyen në vendlindje ndërsa një pjesë lanë kockat në dhe të huaj e su kthyen kurrë.Në Stamboll nga fshati kishte 20 bashkëfshatarë,në Vllahi 3-4 veta në Misir 4,në Amerikë 4 bashkëfshatarë e në vende tëtjera. Kjo vazhdoi deri në përfundim të luftës dytë botërore.Edhe në regjimin e Zogut zona ka qenë në skamje ku nuk e përballonin dot nevojën për bukë. Duke u nisur nga fakti se nga periudha 1920 deri më 1945 rreth 20 familje shitën tokat, koriet e pyjet e u shpërngulën nga fshati dhe u përqëndruan në zona më pjellore të Shqipërisë por dhe jashtë saj.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s