Mauro Bompadre
Kalendari poetik: Mauro Bompadre
Mauro Bompadre, poet, blogger italian nga Ankona. Të dhëna biografike s’ka. Ja një nga poezitë që kam prej tij:
TESH JO
Tesh jo,
tesh jo mâ,
tesh s’ka mâ kohë.
Kopshtijet vyshkë,
treni ka hikë
prej andrrash ka mbetë
veç nji shkretinë rrenash.
Tesh jo,
kurrgja s’ka me ndryshue,
tesh s’ma mban.
Dhe luejm me pse-hin,
por syni merr flutrimin
përjasht rrethimit
matanë ksaj jetet.
Tesh jo,
s’ke ç’ban mâ,
veç me kapë n’shputa botën marë.
Dhe ka me kenë nji cak i ri,
dhe nën yje edhe mâ t’rij
ka me ardhë tjetër dashni
dhe nji e re, tjetër lumtuni.
© shqipëroi Maksim Rakipaj