Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

EVROPË…

Me dekada ti shushunjë…
prej nesh thithe gjak e djersë
kur ta patëm nevojën…
na ngrite kufi tela-gardh…!
Ende ëndërrojmë për ty
Si dje dhe sot…!!!
Evropë tualet i madh.

 

TRILL…

Seç më vjen një trill përvëlues
Kalëruar mbi erë maji
N’shpirt më dridhnjë zë drithërues
Vallë jam ëndërr apo zëri saj

I përhumbur endem natën
Zjarrin brenda s’e shuaj dot
Në çdo frymë gëlltis afratën
Në majë qerpiku ndrit një lot…

Bëj ta fshij se më djeg marrëzisht
Dora shmanget e nuk bindet
Një gof përbrenda më ngufat tmerrësisht
Balli mërrolet shpirti grindet.

 

NË PIDESTAL

Mos luaj me mua, ti syyll përmallues
Mos m’ngushto hapësirën, mos godit pas shpine
S’më gjunjëzon jo, shikimi yt përvëlues
Kur më vjen tinëzisht si këngë kanarine

Më deh marrëzisht shikimi përvëlues
Sifilitem pa b’za porsi flakë kandili
Në shpirt më djeg zjarri yt përcëllues
Thyet malli im si degë trëndafili

Mos shkrep rrufeshëm se më përvëlon rrudhën
Më shterret fjala nga prushshikimi jotë
Malli niset fluturim tejlarg e ka flurudhën
Më tulaten mendimet nuk i përballoj dot

Më davaritet qetësia në netët pagjumë
Pse m’privon nga ëndërrat rudinë pranverore
Buzeqeshja zhuritet në buzë bëhet shkrumë
Shpresa mbet n’udhëkryq, varur në degë molle

S’më lodh loja jote fluturim dallëndyshe
Dhimbjen kam farkua thellë ndjenjave të mia
Zjarrin ma shuajnë puthjet që vijnë si afishe
Trazohen dallgë të tërbuara që i sjell Jermia

Dëfrehu deri në dehje me mallëngjymin tim
Unë për qortimet tua kurrë s’do të mbaj mërinë
Për ditët e bukura ruaj të shtrenjtin kujtim
Në pedestal shpirti kam ngrit DASHURINË!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s