Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

ATDHETARI, PARA AGONISË SË BASHKIMIT…

Etshëm, për dy pika shi
Bebëzat e syve, i ishin, kryqëzuar n’kryqin liri
Si buzë egjer për dashni
Stolisur n’gjak, t’plasaritura nga prushi zjarrmi

Sikur lëkurë shtati, që rrudhet, pa e prekur pleqëria
Si kokë e motit, që mbushet, me thinjat e trishtimit
Si ballë kohe, që therret me maja thikash nga jermia
Sikur lindjet jetë, që mbulohen, me hirin e harrimit

Etshëm, për dy pika shi
Bebëzat e syve, i ishin, kryqëzuar n’kryqin gri
Si buzë egjer për dashni
Stolisur n’gjak, t’plasaritura nga prushi n’jermi.

 

N’UDHËT E TOKËS, ARBËRORE…

Pas betejave, nëpër fitore
Hëna e harlisur na terron, dielli qëndisur na kafshon
N’udhët e tokës arbërore
Barë e shekujve plot me dhimba, udhëtarët i pikëlon

Vetëm hija e tradhtisë, si shall i lidhet plisit nëpër besë
Me sytë e dashnisë, robëria, ja dhuron shikimin e lirisë
Medaljone i fal moti i trishtimit, arbërisë që s’di t’vdesë
Ndër pranverat e hutuara, që lulëzojnë me lule t’Ilirisë

Pas betejave, nëpër fitore
Male e fusha e dete, pikturohen, n’ngjyra t’dheut
N’udhët e tokës arbërore
Udhëtojnë, nëpër shtigje lirie, fisnikët e At’dheut.

 

MANET, LUM NËNA…

Mos lejo me t’u plak rinia
Biri nanës, dritë dashnie e lumni
Pa me t’u bashku Shipnia
Pa me m’i mbjellë, malet me liri

Me tambël gjini, ta kam rrit shtatin, sikur lis
T’kam pagëzu, me gjuhën e maleve, kreshnik
T’kam vesh me ngjyrat e dheu, bajrak për fis
Me ballëkuqe t’kam lidh plisin, të jesh besnik

Mos lejo me t’u plak rinia
Biri nënës, kulmi kullës dhe ballë fisi
Pa me t’u bashku Shipnia
Deri atje, ku pa flamur, ka mbet plisi.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s