Poezi nga Stavro Nikolla Risto
VDEKJA E DITURISË!
( The death of the knowledge )
Jepi në dorë injorancës skeptrin e mësimit
E prit kur nga dyert e shkollave,universiteteve
Të dalin majmunë me sy të verbër
Laraska dhe sorra grrinjare që do të verbojnë Dritën
Dhe dhelpra me bisht të shkurtër e sy lakmitarë
Që gjithnjë do të pështyjnë mbi Diturinë!
Dhe o Zot o Zot!
Ç’trishtim kur prej aty të mbijnë
drakulë e lule vyshka
Me bisht të dredhur pa asnjë aromë
Por me qëllime të pista
Që rrugët dhe kopshtet e Mëmëdheut
Pallatet e ligjit dhe zyrat e shtetit
Do t’i mbushin me ulërima,rrëmujë e të llahtarshme zhurmë
Dhe me të pështirë hajdutë e bashibozukë
Që Dritën e Urtësisë do përpiqen
t’a venë në gjumē!
Këta shtriganë që për shok kanë hajvanë
Duke u lëpirë prapanicën eprorëve trutharë
Po ngrenë në të diturisë piedestalë
Dembelë e idiotë me copëza letre si dipllomë
E grada të arta e tituj të mëdhenj shkencorē
Por që nuk do të jenë në gjëndje të bëjnë për popullin asnjë të mbarë punë
Veçse do të ndjekin nga pas me buzët me jargë
Ujqërit e kobshëm të errësirës – ç’bastardë!
Që Mëmëdheun përherë do t’a rrëxojnë
Nën këmbët e botës mbarë – zvarrë – xvarrrë,
Si lypësi në lot e në gjunjë,për një çapëz bukë
Dritës së Diturisë duke i shëmbur – urë e udhë!
S N Risto.
Nga vëllimi: “INTRIGA AKADEMIKE”
2008 – 2017.