Vjeshtë në pyll… / Poezi nga Lulzime Malaj

Poezi nga Lulzime Malaj

Vjeshtë në pyll…

Hodhi pylli vellon e florinjtë,
Rreze vjeshte baret ndën drurë.
Ros’ e egër nëpër kënetë,
Gagarit mbi panjën, e arrirë.

Flet’ e pemëve shkëputen,
Më bien mbi supe pirouette,
Si një meshë,vjeshtës i luten,
Të shtroj qilimin e kuqërremtë.

Një deg’ e florinjtë përkulet,
E shi fletësh bien prore.
Në heshtje pylli i përulet,
Diellit me dritë argjëndore.

Drejt një shtegu që humbet,
Nga bar’ i dendur ndën pemë
Meshteknës si shandan në rresht,
I këpus një thupër t’bardhëlleme.

Shteg i verdhëz më çon tutje,
Ku koçimaret jan’ ndezur zjarr,
E lumtur çapat hedh me ngutje,
Përtej boronicat me të kuq’ lar’.

Ja! Simfoni ngjyrash platiten!
Lejlekët.. foletë lën’ e mërgojnë.
Veç hëna me syn e venitur,
Kthimin e tyre ëndërron.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s